Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Sukthit.
Mësohet se viktima është Arben Mërkuri (Ismaili), 48 vjeç. Sipas policisë, persona të identifikuar kanë qëlluar me automatik në drejtim të dyqanit të 48-vjeçarit. Fillimisht Mërkuri mbeti i plagosur dhe u transportua për në spital, por nuk mundi të mbijetonte..
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.