Gjakmarrja mes familjes Tonaj dhe Kësolla në Shkodër daton të paktën që prej kohës së komunizmit., 30-vjeçari Eduart Kësolla i arrestuar këtë të hënë për vrasjen e Prekë Tonajt, është djali i Pal Kësollës, i vrarë nga fisi Tonaj në vitin 1996.
Vetë Pal Kësolla ishte personi i cili vrau vëllain e Prekë Tonajt, Nikollë Tonaj. Ngjarja në fjalë ndodhi në burg, në kohën e komunizmit.
47-vjeçi Prekë Tonaj u vra mbrëmjen e së dielës, teksa ndodhej i ulur në një lokal në fshatin Grudë e Re.Këtë të hënë policia tha se kishte mundur të zbardhte ngjarjen duke vënë në pranga dhe autorin e dyshuar të saj, 30-vjeçarin Eduart Kësolla.