Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Shkodër pas ofendimeve, autori sapo ishte kthyer nga Belgjika

2016/10/08 at 10:23 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy viktima të sherreve banale në Korçë e Shkodër. Zbardhen detajet e vrasjeve

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ekzekutimin e 47-vjeçarit në Shkodër. Burime nga policia e Shkodrës deklaruan se Jozef Mujeci dyshohet se është ndihmuar nga dy persona, dhe konkretisht shtetasit L.M. dhe K.M,, përkatësisht 37 dhe 29 vjeç, banues në fshatin Koljake të Lezhës.

Sipas këtyre burimeve, 21- vjeçari në bashkëpunim me këta dy persona që janë shpallur në kërkim kanë vrarë me automatik 47- vjeçarin Genc Mhillaj nga fshati Malecaj.

Ndërkaq, burime nga policia e Lezhës pohuan se dy personat e shpallur në kërkim janë kushërinjtë e autorit të krimit dhe se në vrasjen e Mhillajt kanë marrë pjesë dhe babai e vëllai i Jozefit. Pra rezulton se në vrasje janë përfshirë 5 persona.

Gjithçka ka zënë fill disa ditë më parë, në fshatin Torovicë, ku autori i ka bllokuar rrugën viktimës. Genc Mhillaj ka dalë nga mjeti i tij dhe ka ofenduar me fjalor të rëndë të riun Mujeci.

Ky i fundit është nervozuar, ndërsa i ka kërkuar 47- vjeçarit të tërheqë mbrapsht sharjet ndaj tij dhe t’i kërkojë falje. Mhillaj nuk është penduar për fjalët e thëna dhe është larguar nga aty. 21- vjeçari (kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika, ku jetonte prej disa kohësh) nuk e ka lënë me aq.

Ai ka monitoruar 47-vjeçarin në çdo lëvizje. Ndërkaq, paraditen e së enjtes (sipas policisë së Lezhës), i riu së bashku me babain, vëllain dhe dy kushërinjtë kanë vendosur të marrin hak (ta rrahin) Genc Mhillajn.

Ata kanë udhëtuar me një makinë tip “Audi” (iu është gjetur në banesë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale) drejt Malit të Jushit dhe i kanë prerë rrugën kamionçinës tip “Iveko” në pronësi të Mhillajt.

Ata ia kanë bërë me shenjë 47- vjeçarit që të zbresë nga mjeti. Njëri prej autorëve të pritës ka marrë një dru në dorë, i gatshëm për ta rrahur. Në një situatë të tillë, viktima ka zbritur nga kamionçina, por ka ikur me vrap drejt tokës që kishte marrë me qira. Në këtë moment, autorët kanë parë se ai ishte i armatosur me një pistoletë tip “TT”, ndaj nga frika se mund të shtinte ndaj tyre e kanë qëlluar për vdekje me automatik. Policia ka gjetur në vendngjarje 10 gëzhoja automatiku si dhe pistoletën e viktimës. /balkanweb/

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Taksa për rrugën e Kombit, Prefekti i Kukësit del kundër, i bën thirrje Ramës

Taksa për rrugën e Kombit, Prefekti i Kukësit del kundër, i bën thirrje Ramës

Emrat/ Kapen në flagrancë 6 trafikantët e drogës në Kukës

Emrat/ Kapen në flagrancë 6 trafikantët e drogës në Kukës

Nikolin Jaka: Pse jam ‘pro’ legalizimit të kanabisit dhe prostitucionit

Nikolin Jaka: Pse jam ‘pro’ legalizimit të kanabisit dhe prostitucionit

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com