Sot Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën “arrest me burg” për Milkjor Gjoka, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Hyseni, në fshatin Mushan të njësisë Dajç pak ditë më parë.
Për dy dëshmitarët Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi që u arrestuan për mos kallëzim krimi, gjykata ka dhënë masën lehtësuese “detyrim me paraqitje”
Ka qenë vetë prokuroria që kërkoi masën “detyrim paraqitje” për dy dëshmitarët, ndërsa për Milkjor Gjokën organi i Akuzës kërkoi “arrest me burg”, masë të cilën e dha gjykata.
Gjoka deklaroi se ai nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur, duke mohuar akuzat ndaj tij. Gjoka tha se ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes, duke mohuar se ka bashkëpunuar me vëllezërit Mehmedaj, që dyshohen si autorë të vrasjes së Ridvan Hysenit ose i njohur edhe si Ridvan Ramazani./ Opinion.al