Aktualitet

Vrasja në Shkodër/ Babai i të riut: Nuk është problemi ynë por i nipave, kam një javë që…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:28 - 19/09/22 |
Opi Nion

Vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme Shkodrën, ku 19-vjeçari Erjon Xhenje humbi jetën si pasojë e pesë plumbave që mori në turp, është zbuluar se çfarë ka thënë babai i 19-vjeçarit, në momentin kur shkoi të identifikojë viktimën.

Mësohet se babai i të riut është dëgjuar të fliste me policët duke u thënë se kishin një javë që po kërkonin shtëpi me qera.

Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë”, u shpreh i ati.

Kujtojmë se, ngjarja ndodhi në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në bulevardin  “Bujar Bishanaku”, ku i riu u ekzekutua me plumba nga dy persona.

Sakaq, policia dyshon se kjo ngjarje ka ndodhur për hakmarrje pasi mësohet i riu është djali i xhaxhait i Shkëlzen dhe Sehar Xhenje, dy emra të njohur për policinë e Shkodrës në ngjarje të mëparshme kriminale.

Vëllezërit Xhenje dhe viktima Erjon Xhenje kanë lidhje shoqërore të ngushta me shtetasin Asmer Bilali, një tjetër emër i njohur për policinë në botën e krimit. Madje mësohet se i riu punonte në fermën dhe kuajve të Bilalit.

Uniformat blu po hetojnë edhe në lidhje me vrasjen e Ismet Çekorjes, ngjarje e ndodhur në lagjen Kiras dhe lidhjet që viktima mund të ketë pasur me vrasjen. Policia ka dyshime të forta se Shkëlzen Xhenje është njëri prej personave të përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores për llogari të Asmer Bilalit. Në këtë mënyrë vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje dyshohet se ka ardhur si hakmarrje e menjëhershme pas vrasjes së Ismet Çekores.

Kjo vrasje vjen vetëm 17 ditë pas ekzekutimit të 57-vjeçarit Çekorja. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në lokalin ku ndodhi vrasja, bulevardin “Bujar Bishanaku”, rrugicën nga ku janë larguar autorët dhe zona të tjera ku mendohet se kanë lëvizur./Opinion.al

 

 

 

Pas