Të tjera detaje dalin në dritë pas vrasjes së 47 vjeçarit Aleksandër Bardhi në Sarandë. Sipas policisë, Bardhi ka qenë i dënuar për plagosje me dashje, dënim të cilin e kishte kryer përpara disa vitesh. Nuk ka ende të dhëna për autorët e mundshëm të vrasjes së tij, por policia thotë se po merren në pyetje 16 persona që mund të kenë dijeni për vrasjen.
Lexo më shumë për ngjarjen: http://opinion.al/vritet-ne-rrethana-misterioze-vellai-i-ish-kryetarit-te-komunes/