Dy person janë vënë në pranga nga policia pasi dyshohen për vrasjen e Aleksandër Bardhit mëngjesin e sotëm në Shëndëlli të Sarandës.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se dy personat e arrestuar janë Fernando Deda, 25 vjeç dhe 16-vjeçari me inicialet Gj. A.
Policia thotë se dy të rinjtë e kanë kryer vrasjen për motive të dobëta.
Aleksandër Bardhi është vëllai i Petrit Bardhit, drejtuesit të njësisë së Kaçinarit në Mirditë, i arrestuar më parë për trafik kanabisi dhe i liruar nga burgu me arsyen se gërrhiste natën.