Babai i autorit të vrasjes që tronditi mëngjesin e sotëm Pogradecin, ku bashkëshorti qëllon për vdekje me sqeparë dhe thikë bashkëshorten në banesë, është shprehur se djali prej kohësh kurohej nga depresioni.
(Foto: Viktima, Demirka Mekolli)
Sipas tij, djali kishte kohë që kurohej nga depresioni, por përveç kësaj ai ishte në një gjendje shumë të rëndë ekonomike.
Dëshmia e babait të Bashkim Mekollit:
“Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit. Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle.
Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen. Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”.