Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Pogradec/ Flet djali 16-vjeçar: Nënë më fal që nuk të shpëtova dot

2017/09/26 at 9:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja në Pogradec/ Flet djali 16-vjeçar: Nënë më fal që nuk të shpëtova dot

Ka shumë brenga Emiljano Mekolli ndaj nënës së tij, të cilën tre ditë më parë e masakroi i ati me sqepar. Në një intervistë nga Italia ku ndodhet, djali 16- vjeçar tregon se ka qenë ai që e ka rikthyer nënën në shtëpi, pasi kishte ikur prej dhunës së të atit. Më pas ka patur ëndërr të punojë në emigrim që nëna e tij të mos vuante më. Por s’ka mundur të bëjë asgjë. Madje ai i kërkon ndjesë nënës që nuk i erdhi dot as në varrim për shkak se ishte ilegal në Itali. Me Emilianon bisedoi në Facebook gazetari ynë Spartak Koka.

“Atë kriminelin nuk dua ta shoh më me sy dhe t’ja dëgjoj zërin”

Këto janë fjalët që Emiliano Mekolli mund të thotë për të atin, që i masakroi nënën. Mes shumë brengave që i ka lënë kjo tragjedi, djali 16 vjeçar gjen forcën të bëjë publik ferrin e jetës së tij. Telefonata e fundit sipas tij ka qenë vetëm pak minuta para krimit, përmes të cilës ka dëgjuar thirrjet e nënës.

“Më ka telefonuar babai dhe më ka pyetur, Emiljano si je? Mirë, ti si je? Kam dëgjuar zërin e nënës … duke thirrur Emiljano jo, jo gjëra të tjera dhe më pas e mbylli”.

Emiliano tregon se në 6 vitet e fundit, pasi i ati ishte kthyer nga emigrimi dhe kur kishte rënduar përdorimin e alkoolit, dhuna ishte e përditshme.

“Ai na dhunonte barbarisht të dyve dhe konsumonte alkool, këto 6 vitet e fundit kam parë tmerr me sy”.

Edhe pse në kushtet e varfërisë ekstreme, Bashkimi kishte preferuar që me paratë e një muaji punë në Greqi të blinte një armë, me të cilën kishte shtuar edhe presionin mbi gruan dhe djalin.

“Lekët që mori në Greqi, bleu armë dhe në darkë e merrte dhe e vendoste poshtë krevatit”.

Një përpjekje  për të denoncuar dhunën e të atit përmes telefonit nuk kishte mjaftuar për të vënë në lëvizje policinë e pogradecit. Ndërsa sot si mbetet tjetër vecse ta kujtoje nënën e tij si heroinë, si gruan që bënte punë të renda për të ushqyer atë, dhe të atin vrasës.

“Ajo ka qenë një nënë për mua të cilën unë ja fal jetën pa masë. Ajo më rriti me sakrificë dhe mbillte çdo lloj lule natyrale për ta shitur. Punonte ajo, për të ngrenë ai horri aty”.

Djali kujton se i ati kishte tentuar të vriste veten kur kishte qenë ushtar. Kjo për shkak të një drame dashurie, mes tij dhe një vajze fshati, të cilën gjyshi i Emilinos nuk e kishte lejuar. Nuk dihet nëse kjo ka qenë fillesa e traumës që do ta shoqëronte më tej Bashkim Mekollin, por sot Emiliano numëron brengat dhe pendesat, që nuk arriti ta shpëtonte dot nënën e tij, apo edhe që luftoi që familja e tij të mbetej e bashkuar me shpresën se do të ishte i lumtur një ditë.

“Ka qenë njëherë kur e ka rrahur nënë time barbarisht. Unë nuk kam qenë në ato momente dhe jemi larguar në Lushnje në të afërmit e mamit, kemi ndenjur 6 muaj dhe kam qenë unë ai që i kam thënë mamit, hajde të ikim se nuk do e bëjë më. Nuk e dija se do ndodhte kjo gjë. Jam penduar shumë dhe të më falë për këtë gjë që kam bërë”.

Ëndrra e tij ka qenë të siguronte lejen e qëndrimit në Itali dhe të punonte për mos lejuar me vuajtjet e nënës.

“Kur të bëhesha me letra italiane doja që ajo të mos vuante më dhe nuk doja të punonte sepse ka vuajtur shumë vite me radhë”.

Por, brenga e fundit është edhe më e madhe.

“Më ka ngelur shumë peng që nuk mora pjesë në varrimin e nënës sime dhe të më falë për këtë gjë”.

Burimi :Klan Plus

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Humbisni 10 kg në dy javë me dietën speciale me limonë

Humbisni 10 kg në dy javë me dietën speciale me limonë

Pse nuk kuptohet as sot Prekë Cali?…

Pse nuk kuptohet as sot Prekë Cali?…

Mustafaj e akuzoi se po e çon PD-në në humnerë, Gjana: Kush është ky Besniku?

Mustafaj e akuzoi se po e çon PD-në në humnerë, Gjana: Kush është ky Besniku?

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com