Bashkëshortja e Artan Hoxhës, viktimës që mbeti i vrarë gjatë një grabitjeje në pikën e karburantit ku punonte në Sarandë ka folur ditën e sotme për mediat.
Sipas “News24”, Zana Hoxha ka thënë se Artani ishte një burrë punëtor dhe se ka lënë pas dy fëmijë, njeri prej të cilëve është i sëmurë.
Mes lotëve gruaja e viktimës ka kërkuar që autori, tashmë i prangosur, të marrë dënim maksimal nga gjykata, pra burgim të përjetshëm.