Aktualitet

Vrasja në Milot, Berisha: Qyteti sundohet nga bandat e lidhura me qeverinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:14 - 22/07/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot ku mbei i vrarë 28-vjeçari Klisman, Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se qyteti është në sundimin e bandave që sipas tij, janë të lidhura me qeverinë.

Postimi i Berishës

Laçi në terror!  Qyteti është në sundimin e plotë të bandave vrasëse të lidhura me qeverinë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin e bandave të qeverisë në këtë qytet.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor mirëmbrëma! Të shkruaj pasi jam shumë e shqetesuar, jemi të terrorizuar me çfarë po ndodh me grupet kriminale. Kanë bere terror ne qytet. Kane plagosur nuk e di sa. Ketu nuk ka me siguri për jetën doktor. Po vrasin djem te pafajshem, po marrin mbare kriminelet. Dikush duhet te flase doktor, një grup i rrezikshem po mbrohet nga Rama dhe nuk po pyet për askend.

Pas