Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Mat, flet bashkëshorja e autorit: Nuk e braktis burrin

2018/10/15 at 1:23 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja në Mat, flet bashkëshorja e autorit: Nuk e braktis burrin

Vjollca Koxha bashkëshortja e Kujtim Koxhës, i cili para katër ditësh vrau tre persona dhe plagosi një tjetër, ka folur për gazetën ‘Panorama’. Ndër të tjera ajo ka pohuar se do ta mbështesë të shoqin, pavarësisht krimit të rëndë.


Ajo mohoi të jetë dhunuar nga i shoqi dhe që ai të ketë qenë njeri problematik në fshat. Sipas zonjës Vjollca ai ka reaguar sepse e kanë ngacmuar.

 

Znj. Vjollca, si e mësuat ju vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri nga bashkëshorti juaj?

Më lajmëruan banorët e fshatit. Unë nuk dija asgjë se çfarë kishte ndodhur. Ata më thanë se çfarë kishte bërë Kujtimi.

Banorët janë shprehur se ju e keni ndjekur nga pas Kujtimin për ta ndaluar…

Jo, jo, kjo nuk është fare e vërtetë. Si do ta ndiqja unë për ta ndaluar, kur nuk kam qenë në shtëpi? Askush nuk ka qenë në shtëpi kur Kujtimi ka shkuar dhe ka marrë, armën pasi edhe fëmijët nuk i kemi këtu.

Ju ku ndodheshit?

Unë po vilja misrat në arë, disi larg shtëpisë dhe nuk dija fare se çfarë po ndodhte.

Po fëmijët ku i keni?

Ata jetojnë të gjithë jashtë vendit…

Banorët e kanë përshkruar Kujtimin si një person të dhunshëm. Për disa konflikte aty në fshat, por edhe për dhunë në familje. Si do ta përshkruanit ju bashkëshortin?

Kjo nuk është e vërtetë. Kujtimi nuk i binte kurrë në qafë njeriu dhe shihte punën e tij. Nuk ka pasur me askënd probleme këtu dhe më shumë se unë, s’e njeh njeri, se kam kaluar me të 30 vite martesë. Kemi 30 vite me njëri- tjetrin dhe nuk kemi pasur asnjë problem.

Pra, ju po thoni se nuk jeni dhunuar gjatë këtyre viteve të martesës?

Po, ne kemi gjithë këto vite me njëri-tjetrin dhe s’më ka dhunuar asnjëherë. Nuk e di kush i thotë këto se paska qenë i dhunshëm dhe problematik këtu në fshat dhe në familje…

A pinte Kujtimi?

Jo, këtu në shtëpi asnjëherë. Pinte ndonjëherë kur bëhej me shokët e tij, por në shtëpi nuk pinte asnjëherë.

Znj, Vjollca, a keni ju informacion se çfarë ka ndodhur ditën e ngjarjes dhe pse bashkëshorti juaj kreu këtë krim të rëndë?

Unë thashë se nuk kam qenë aty dhe nuk di se çfarë ka ndodhur. Por kam dëgjuar nga banorët se ata e kanë gjuajtur me shishen e birrës… Ata e kanë dhunuar të parët, ndaj ka reaguar në këtë mënyrë. Se dy duar për një kokë janë…

Pas gjithë kësaj që ka ndodhur, çfarë do t’i thoshit bashkëshortit tuaj?

Nuk di se çfarë mund t’i them atij. Nuk di ç’të them. Nuk po them se ka bërë mirë që i ka vrarë, por ata e kanë ngacmuar dhe ai ka reaguar.

A do të shkoni në Gjykatë nesër (sot)? Ju e keni braktisur bashkëshortin pas këtij krimi apo do ta mbështesni, pavarësisht kësaj ngjarjeje?

Jo, nuk kam pse ta braktis. Ai është burri im, pavarësisht se çfarë ka bërë. E thashë se ne kemi 30 vjet bashkë dhe unë do t’i qëndroj pranë. Ka bërë gabim të madh, por unë nuk e braktis.

Çfarë veprimi keni bërë deri më tani në lidhje me familjet e viktimave? Keni çuar njerëz për falje apo qoftë edhe për besë?

Tani për tani, unë nuk kam asnjeri që ta bëjë këtë, pasi sot për sot jam vetëm këtu. Kam këtu vetëm motrën e burrit pasi vetëm një javë para se të ndodhte kjo ngjarje ne martuam vëllain e Kujtimit. Kemi provuar t’i çojmë njerëz për besë vetëm njerëzve të fqinjit tonë, që mbeti i vrarë. Por deri më tani nuk na kanë kthyer përgjigje.

Çfarë do t’u thoshe familjeve të viktimave?

Nuk di çfarë t’u them. S’kam përgjigje për këtë.

 

Etiketa: bashkeshortjakujtim koxhavjollca


Ju sugjerojmë

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
Aktualitet

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

2 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

2 Dhjetor, 2025 12:20 pm
Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

2 Dhjetor, 2025 9:43 am
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Ndërroi jetë pas arrestit kardiak, i jepet sot lamtumira e fundit Shpat Kasapit
Aktualitet

Ndërroi jetë pas arrestit kardiak, i jepet sot lamtumira e fundit Shpat Kasapit

30 Nëntor, 2025 2:15 pm
Dita e Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit
Aktualitet

Dita e Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

29 Nëntor, 2025 1:17 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë
Aktualitet

Dita e Pavarësisë, zbulohet mesazhi i Donald Trump për Shqipërinë

28 Nëntor, 2025 3:02 pm
Para
Nis viti i ri akademik, mbyllen disa degë në universitetet e rretheve

Nis viti i ri akademik, mbyllen disa degë në universitetet e rretheve

Pas portaleve Rama kërcënon emisionet: Çdo shpifje në gjyq!

Zbulohet SMS e Ramës/ Kush janë ata që orkestrojnë shpifje nga burgu?!

Më 26 tetor prezantohet makina McLaren më e shpejtë në histori

Më 26 tetor prezantohet makina McLaren më e shpejtë në histori
















TE FUNDIT

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com