Një tjetër person është ndaluar nga policia lidhur me vrasjen e dyfishtë në qytetin e Laçit ku mbetën viktima Bujar Lika dhe Paulin Marku.
Ai quhet Eduart Lama, 30 vjeç. Mësohet se ai shkoi mbrëmjen e kaluar në një klinikë private në Qytetin Studenti i plagosur.
Nga ekzaminimet e mjekëve del se plaga është bërë 20 ditë më parë, datë e korrespondueshme me vrasjen e Laçit. Ajo që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është fakti se 30-vjeçari është prezantuar me emër të rremë në klinikë. Por pas pas marrjes së shenjave të gishtave iu zbulua identiteti.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Eduart Lama është komshi në Kurbin me pronarit e hotelit ku ndodhi vrasja, Ari Allamanin.
Natën e 30 majit, 4 persona të maskuar si policë vranë Paulin Markun dhe Bujar Likën në hotelin e Ari Allamanit në Laç.
Policia gjithashtu ka ndaluar edhe dy mjekët që e kanë kuruar Eduart Lamën. /Opinion.al