Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmë në Korçë, ku fqinji goditi me thikë për vdekjen 67-vjeçarin Petrika Treska.
Ndërkohë, lidhur me ngjarjen kanë folur mbesa e viktimës dhe fqinjët e tij. Mbesa shprehet se xhaxhi i saj ishte i vetëm në banesë kur ndodhi krimi, ndërsa gruaja e tij e kishte gjetur të plagosur pas dere.
“Ka qenë vetëm në shtëpi. Bashkëshortja e ka nënën shumë sëmurë, dhe shkon i bën gjilpëra në mëngjes dhe në darkë. Kur ka ardhur në shtëpi, e ka gjetur pas dere. Unë e kam xhaxha. Ka marrë disa plagë. Por s’dimë dhe shumë”, tha mbesa.
Ndërsa fqinja e viktimës është shprehur se autori i krimit Apostol Bozhgolli ka pasur probleme mendore.
“Ky që e ka vrarë ka qenë një familje me probleme mendore. Janë të gjithë si familje. Autori ka qenë i martuar ka dhe fëmijë. Jetonte me plakën, por ajo vdiq. Tani ishte vetëm. Viktima familje shumë e mirë, ishte njeri i urtë. Tani e mora vesh ngjarjen. Autori është njeri problematik. Janë zënë dhe në tarracë. Me disa banorë nuk flasin, dhe kanë bërë sherre. Me asnjë nuk fliste autori.”, tha gruaja e moshuar./ Opinion.al