Kronikë

Vrasja në komisariat/”Si do e lëmë bashkë?”biseda e fundit mes autorit e viktimës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 24/05/22 |
Opi Nion

Detaje të reja zbulohen nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e së hënës në komisariatin numër 3 në Tiranë, ku 25-vjeçari Ludian Zaimi, efektiv i policisë vrau kolegun e tij Çaush Saliasi.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar bisedën e fundit mes autorit dhe viktimës.

Mësohet se Ludian Zaimi i është drejtuar kolegut të tij Çaush Saliasi duke i thënë “Si do e lëmë bashkë?” dhe më pas e ka qëlluar me pistoletë në komisariat.

Po ashtu mësohet se policia ka gjetur antidepresantë në shtëpinë e 25-vjeçarit ndërsa raportohet se se ai kishte marrë kontakte me një psikologe kohët e fundit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:20 në ambientet e brendshme të komisariatit numër 3.

25-vjeçari Ludian Zaimi që qëlloi kolegun kishte 1 vit e gjysmë punë në Policinë e Shtetit,  ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu./Opinion.al

Pas