Aktualitet

Vrasja në komisariat, Berisha: Të dorëhiqet ministri i familjes, Çuçi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:33 - 24/05/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për dy ngjarjet kriminale të ndodhura mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u përfshinë dy punonjës policie.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur ne komisariatin numër 3, ku efektivi 25-vjeçar, Ludjan Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, dhe për ngjarjen e ndodhur në Kombinat ku një efektiv i FNSH në gjendje të dehur ka qëlluar me armë një 60-vjeçar.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Sipas tij, këto akte dëshmojnë shkallën ekstreme të kriminalizimit të policisë.

“Policët të droguar dhe vrasës! Ekzekutojnë policin në komisariat dhe plagosin qytetarin në “Kombinat”!

Të dashur miq, mbrëmjen që kaloi dy policë të droguar, vrasës, në dy ngjarje të veçanta, shkrehen armët e tyre dhe vranë nje polic e plagosën një qytetar.

Keshtu, ne ambientet e Komisariatit nr. 3, polici i droguar, Ludian Zaimi shkrehu 6 plumbat e karikatorit te tij mbi kolegun e vet, Çaush Saliasi.

Kurse në Kombinat një polic i droguar i FNSH-se gjuajti me revole dhe plagosi një qytetar, për të cilin thuhet se kishte probleme të paaftesise mendore.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se policit te ndjere dhe uruar sherim te shpejte qytetarit te plagosur, denoj me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te banditeve me uniforme si deshmi flagrante e drogimit dhe degradimit te policise se narkoshtetit. Keto akte deshmojne shkallen ekstreme te kriminalizimit te narkopolicise nga Edi Rama dhe partise se tij, ministri i familjes dhe klani i tij.

Ndaj kerkoj doreheqjen e menjehereshme te ministrit te familjes, Çuçi, pergjegjes direkt politik per aktet e perseritura vrastare te narkobanditeve me uniforme. sb

PS: Video eshte bere ne Komisariatin Nr. 3 pak çaste pas ekzekutimit te te ndjerit, Çaush Saliasi”, shkruan Berisha./Opinion.al

 

Pas