Ngjarja e ndodhur dje në Fier, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën, ka shënuar edhe të arrestuarin e parë, si i dyshuar për krimim.
I arrestuari është Ilir Memushaj, i cili ka pohuar se shënjeshtra e vrasjes nuk ishte viktima Denis Kasaj, por miku i tij Klement Kastrati, i cili është plagosur, por ka arritur të mbijetojë nga atentati.
I arrestuari ka pohuar se ka patur konflikte personale me Kastratin.