Kronikë

Vrasja në Elbasan/U arrestua jashtë Elbasanit, ku u strehua 18-vjeçari pas krimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:01 - 22/08/22 |
Opi Nion

Pas 6 ditësh në arrati, autori i ngjarjes së mbrëmjes së 17 gushtit, Horgito Peqini, i cili vrau me armë zjarri 33-vjeçarin Madrit Ulqinaku është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Elbasanit.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e autorit të krimit.

Sipas News 24, 18-vjeçari është arrestuar jashtë territorit të Qarkut të Elbasanit. Po sipas të njëjtit burim bëhet me dije se Horgito Peqini pas ngjarjes fillimisht është strehuar nga dy persona me banim në Elbasan, ndërsa kishte në plan të largohej jashtë Shqipërisë.

Po ashtu bashkë me autorin e krimit është shoqëruar dhe 33-vjeçari me inicialet, që sipas policisë ishin së bashku në momentin e arrestimit të të riut./Opinion.al

Pas