Një vrasje për motive banale i mori jetën mbrëmjen e djeshme të riut Madrit Ulqinaku.
Sipas raportimeve, viktima ishte një person i pa skeduar më parë, njihej për një jetë të qetë që e bënte mes Italisë dhe Elbasanit, ku kishte dhe familjen. Ai ishte babai një vajzë 8-vjeçare.
Autori i krimit pas sherrit që ka pasur me viktimën, ka marrë armën dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të Ulqinakut duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, ndërsa në momentin e ngjarjes, Ulqinaku ka qenë duke u drejtuar për tek automjeti i tij, ndërsa po dilte nga një lokal.
Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është se familja e Ulqinakut ka humbur edhe një djalë tjetër. Sipas Ballkanweb në trazirat e vitit 1997, Madrit Ulqinaku i është vrarë vëllai./Opinion.al