Kryesore

Vrasja në Elbasan, Balla: Fajtorët janë PD dhe Presidenti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:00 - 21/04/21 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i PS , Taulant Balla ka  reagon pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit nga Arbër Paplekaj, si dhe u plagosjes së Emiljan Prenga 39 vjeç,  Pavlo Vuksani 50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit, dhe Xhensila Sota  27 vjeçe, punonjëse e policisë.

Balla ka bërë përgjegjëse Partinë Demokratike për ngjarjen dhe Presidentin Ilir Meta, duke thënë se provokojnë tension.

Sekretari i Përgjithshëm i PS thotë se që në momentin që është informuar për ngjarjen është përpjekur të qetësojë situatën.

” Prej momentit të parë sapo jam njoftuar për ngjarjen jam munduar të marrë informacionin e nevojshëm, sikurse dhe kam njoftuar të gjithë organizatat e PS në Elbasan për të ruajtur qetësinë, për të mos rënë pre e provokimeve,m që kanë ardhur duke u përshkallëzuar dhe kanë një fajtor PD dhe presidentin e Republikës, që nga dita e verës dhe për të ardhur deri këtu ku ka humbur jetën një qytetar i Elbasanit dhe është plagosur një punonjëse e policisë, sot në mëngjes kanë terrorizuar banorët e lagjes 5 maji dhe autorësinë e këtij akti të plotë duhet t’ia lënë Prokurorisë dhe Policisë për të çuar para drejtësisë vrasësin dhe porositësit. Nuk dua të shtoj asgjë mbi njoftimet që duhet të bëjnë institucionet e drejtësisë. Thirrja për qytetarët e Elbasanit është ju lutem, ju jeni njerëz që duhet të vlerësoni rëndësinë e këtij momenti, nuk duhet të bini pre e provokimeve, këto paramilitare që kanë zbarkuan në çdo cep t’i ndëshkojmë më 25 prill”, tha Balla./ Opinion.al

Pas