Kronikë

Vrasja në Elbasan, 37-vjeçarja kishte bërë denoncim për mbrojtje nga bashkëjetuesi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:58 - 30/07/22 |
Opi Nion

Sot Elbasani u trondit nga vrasja me thikë e një 37-vjeçareje nga bashkëjetuesi i saj, Ramis Mici.

Viktima është identifikuar si Jetlira Elezi. Për ngjarjen e rëndë ka folur pronarja e banesës ku Mici dhe Elezi bashkëjetonin, e cila thotë se  5 ditë më parë në shtëpinë e tyre ka ardhur policia, ndërsa viktima kishte kërkuar urdhër mbrojtje për shkak të dhunës së Ramis Micit.

Pronarja e banesës thotë se Jetlira Elezi i kishte thënë se do të ikte nga banesa, por pikërisht ditën që do të ikte, Ramis Mici e qëlloi më thikë për vdekje.

 “Ata jetonin në kat të dytë, secili dhomë më vete. Ai erdhi si fillim i pari në shtëpi, e dha qiranë. Më pas erdhi zonja. Ndenjën mirë, nuk kishin probleme. Nuk kishin asnjë problem. Me pas erdhi policia, aty mësova se kishte marr urdhër mbrojtje. Me tha se do ikte. Unë nuk i mora lekë më se më erdhi keq, pasi e pashë me një vajzë. Ajo punonte me dy turne, ishte e urtë. Ajo do ikte sot nga kjo shtëpi, se tha që vajzën e kishte afër me shkollë atje ku punonte.”,-tha ajo./ Opinion.al

Pas