Policia e Durrësit ka nisur të ngrejë edhe pistat e para lidhur me vrasjen e biznesmenit Shpëtim Shala, sot pranë pistës Iliria në Durrës. Mes 20 personave të ndaluar ka edhe familjarë të viktimës, të cilët janë pyetur edhe për ndonjë konflikt të mundshëm të tij. Nga hetimet paraprake rezulton se babai i tri vajzave ka pasur një sherr tre ditë para vrasjes, pas një aksidenti me makinë në sheshin “Taulantia” në Durrës. Mes tij dhe një djali po nga Durrësi të përfshirë në aksident ka pasur debate.
Nga ana tjetër po hetohet edhe në pista të tjera pasi si hakmarrja, larja e hesapeve apo ndonjë borxh i pashlyer.