Kronikë

Vrasja në Dibër, identifikohet autori dhe viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 17/12/20 |
Opi Nion

Një 27-vjeçar mbeti i vrarë ditën e sotme në vendin e quajtur “Malet e Obokut” në Maqellarë të Dibrës, pasi u qëllua aksidentalisht me armë gjahu nga shoku i tij.

Mësohet se viktima është identifikuar si Gentian Kosiqi, ndërsa autori i ngjarjes është Rifat Xheleshi.

Sipas informacioneve, dy të rinjtë kishin dalë për gjah mesditën e sotme, ku dyshohet se nga pakujdesia shtetasi Rifat Xheleshi ka plagosur me çifte shokun e tij, i cili humbi jetën në spital./ Opinion.al

Pas