Kronikë

Vrasja në Astir, kush është autori i dyshuar ( Detajet)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 22/01/20 |
xhu lia

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia autori i vrasjes së 29-vjeçarit  Vilson Tafçiu në Astir mbrëmjen e 20 Janarit.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit mes viktimës dhe autorit 29-vjeçarit Noel Dishi nga Dibra, i  cili njihet edhe me dy emra të tjerë  inicialet e të cilave janë N.K dhe M.P.Pas konfliktit ai e ka qëlluar Tafçiun disa herë me armë zjarri duke i marrë jetën.

29-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërkohë që policia ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej Dishi.

Ndërkohë sipas dëshmisë së familjarëve të viktimës mësohet se Noel Dishi dhe Vilson Tafçiu ishin miq me njëri-tjetrin, madje Dishi shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.

Gjithashtu bëhet se dije se familjarët kanë deklaruar që prej më shumë se 2 javësh mes Vilson Tafçiut dhe Noel Dishit kishte  ndodhur një zënkë që ka prishur miqësinë mes tyre,  por motivi nuk dihej./Opinion.al/

Pas