Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja makabre e mësuesit në Paris, ndalohen 11 persona

2020/10/18 at 3:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja makabre e mësuesit në Paris, ndalohen 11 persona

11 persona janë ndaluar deri tani në lidhje me vrasjen makabre të një mësuesi francez në një periferi të Parisit. Autoritetet ndaluan menjëherë pas aktit katër të afërm të personit të akuzuar për vrasjen, ndër to edhe babain e tij. Arrestimet e tjera u bënë të shtunën dhe sot. Ndër të ndaluarit është edhe një i njohur i autorit të sulmit, i cili sipas autoriteteve ishte nën vëmendjen e shërbimeve të zbulimit francez.

Të premten një 18-vjeçar me origjinë nga Çeçenia vrau mësuesin e historisë, Samuel Paty, pasi ai kishte treguar në klasë karikatura të Profetit Muhamet, thanë prokurorët. Shumë myslimanë e shohin çdo shëmbëlltyrë të profetit si ofezë ndaj fesë së tyre. 47-vjeçari Paty u ekzekutua me prerje koke para shkollës në një lagje periferike të Parisit.

I dyshuari u qëllua për vdekje nga policia pak pas sulmit. Autoritetet e kanë cilësuar sulmin një goditje në zemër të vlerave franceze.

Presidenti francez do të zhvillojë sonte një takim me kabinetin e tij lidhur me sigurinë e brendshme në vend.

Ndërkaq, Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha sot se do të propozojë masa më të forta kontrolli ndaj fondeve për shoqata islamiste, pas ekzekutimit të një mësuesi francez nga një person i dyshuar si ekstremist islamik.

Ministri Le Marie tha se ekziston një lëvizje problematike parash në llogari të shoqatave islamiste dhe se situata kërkon vëmendje. Ai përmendi si shembull fondet përmes monedhave dixhitale, duke thënë se autoritetet duhet të vendosin rregullore më të forta kontrolli, pasi këto lëvizje fondesh po ushqejnë terrorizmin.

Në Paris, banorë dhe autoritete morën pjesë sot në ceremoni të organizuara për të nderuar kujtimin e mësuesit. Ndërkaq, dje qindra vetë, përfshirë prindër e nxënës shkollash u mblodhën në kujtim të tij në shkollën ku ai jepte mësim.

Një nderim kombëtar është planifikuar për të mërkurën, njofton zyra e Presidentit Macron./ VOA

Ju sugjerojmë

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

9 Janar, 2026 9:40 am
Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë
Kryesore

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

9 Janar, 2026 9:30 am
Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
Aktualitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

9 Janar, 2026 9:04 am
Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma
Aktualitet

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma

9 Janar, 2026 8:45 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 janar 2026

9 Janar, 2026 8:36 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

9 Janar, 2026 8:34 am
Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut
-U tha në Opinion

Belinda Balluku e persekutuar politikisht? Debat mes Bylykbashit dhe Haxhiut

8 Janar, 2026 11:20 pm
Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat
Aktualitet

Zjarri masiv në Tiranë, Anduela Ristani flet nga vendngjarja: Janë djegur magazinat

8 Janar, 2026 9:59 pm
“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara
-U tha në Opinion

“Lënë kasetat që janë në punë”, Fevziu kritikon ministrat: Kam 7 raste të skeduara

8 Janar, 2026 9:55 pm
Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
Bota

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

8 Janar, 2026 9:29 pm
Para
71 raste të reja me COVID-19, humb jetën një person

Covid/ 281 raste të reja, raportohen viktima

Video/Vrau biznesmenin në Himarë, momenti i arrestimit të autorit

Vrau biznesmenin në Himarë, deklarata e autorit: Ai nuk e mbajti fjalën

Marrëveshja për “Zgjedhoren”/ Vasili: Asnjë lëshim për Damian Gjiknurin

Vasili kundër Ramës për krimin, i kujton raportin e Departamentit Amerikan

TE FUNDIT

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë
9 Janar, 2026

Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe...

Lexo më shumë

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë

Përmbytjet, Rama: Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë
9 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të...

Lexo më shumë

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet

Rama shpjegon arsyet e përmbytjeve: Ndryshimi i klimës, realitet
9 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet klimatike në mbarë globin, por edhe veprimet e njerëzve, kanë sjellë pasojat që janë...

Lexo më shumë

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma

Qytetarët të përmbytur, Rama: Bëni durim, nuk është nevoja për britma
9 Janar, 2026

Sot kryeministri Edi Rama  ka mbledhur në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com