-U tha në Opinion

Vrasja makabre e gruas, gazetarët japin detaje. Zogaj i ashpër me policinë


               Publikuar në : 22:33 - 13/01/20 |
Geljano Fataj

Përpara se ta hidhnin të gjallë në rezervuar, me duar të lidhura pas, e kishin përdhunuar. Ky ka qenë fati i tmerrshëm i Drita Saliajt, 52 –vjeçares që u gjet e pajetë në rezervuarin e fshatit Gjerbës të Mallakastrës. Detajet e krimit u zbuluan nga Prokuroria në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, Ervis Zotaj 26 vjeç, Sindi Shehaj 16 vjeç dhe nipi i viktimës, Luis Saliaj 16 vjeç. Ka qene vetë Luis Saliaj ai që ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes së ndodhur mes 4 dhe 5 Janarit.

Emisioni Opinion ka trajtuar këtë të hënë vrasjet makabre që kanë tronditur vendin. Gazetarët e aktualitetit kanë dhënë detaje mbi këtë ngjarje.

Ermaj Vija: Më tronditës është fakti që ka dalë sot. Nipi i burrit të viktimës, ka treguar se përveçse kanë shkuar për të marrë hashash edhe kanë abuzuar. Ka qenë në dijeni vetë nipi që në banesën e zonjës gjendej lëndë narkotike. Edhe babai i vetë Luisit, është i arrestuar për lëndë narkotike. Siç kanë deklaruar 16-vjeçari kanë shkuar për të blerë lëndë narkotike. I vetmi person që nuk ka paruar fare krimin ka qenë 26-vjeçari.

Armand Bajrami: Deklarata e tyre kanë edhe përputhje dhe kontradikta. Është 26-vjeçari ai që i kundërshton. Ajo që i bashkon është kanabisi në shtëpi.

Spartak Koka: Mund të kenë grabitur edhe një sasi lënde narkotike që ka qenë në shtëpi. Për këtë janë marrë në pyetje edhe familjarët e zonjës për kanabisin.

Por më i ashpër ka qenë analisti Preç Zogaj, i cili ka akuzuar policinë se ka qenë barbare me informacionin që ka nxjerrë, duke i vënë një “damkë” gruas që u vra.

Preç Zogaj: Raftet e burrave shqiptarë janë plotë me skelete grash prej vitesh. Nuk e ka marrë kush mesazhin se paguhet shtrenjtë që të vrasësh një grua

Blendi Fevziu: Por ato janë dy adoleshentë….

Preç Zogaj: Dy adoleshentët këtë kanë mësuar gjënë e parë këtu, gjëja e parë që kanë mësuar dhe e fundit është që gratë vriten, sepse e gjithë shoqëria, shteti nuk e kanë dhënë mesazhin. Sot në kulmin e hetimeve ndotet figura e një të vrare në mënyrë barbare, i është ngjit kanabisi nga këto dëshmitë që janë shpërndarë këtu Më dhemb jashtëzakonisht shumë ajo pjesa që meqenëse kjo vdiq ta ambalazhojmë pak me kanabis që ta relativizojmë./ Opinion.al

Pas