Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja makabër në mes të bulevardit, motra e viktimës jep dëshminë: Vëllezërit m’i ka vrarë Markelian Doçi 

2017/05/20 at 11:10 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja makabër në mes të bulevardit, motra e viktimës jep dëshminë: Vëllezërit m’i ka vrarë Markelian Doçi 

“Vëllezërit m’i ka vrarë Markelian Doçi”. Fllanxa Alliu, motra e Besnik Sulkut, një prej tre viktimave të ngjarjes së 27 majit 2015 para Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë, ia “faturoi” të pandehurit Markelian Doçi vrasjen e dy vëllezërve të saj, shkruan “Panorama”.

Më zë të mekur, duke përsëritur herë pas here se “nuk e kishte të lehtë”, dëshmitarja Alliu rrëfeu dijeninë e saj mbi vrasjen e vëllait Durim Sulku në Holandë, në mars të vitit 2015 dhe vrasjen e vëllait tjetër, 40 ditë në vonë në bulevardin “Zogu I” në kryeqytet.

Të pandehurit Klejvi e Markelian Doçi nuk ishin prezentë në sallën e gjyqit, por u përfaqësuan me avokatë. Po dje trupi gjykues i çështjes në ngarkim të Klejvi e Markelian Doçit dhe Salvatore Leticias u njoh me dëshminë e Artan Lamanit, personi i fundit që takoi Mentor Doçin (Lufin) pak sekonda para se të vritej.

MOTRA E SULKUT

Dëshmitarja Fllanxa Alliu rrëfeu para gjykatës se në vitin 2015 kishte shkuar në Holandë për të marrë vëllanë e saj, Durim Sulku, i vrarë në këtë vend. Ajo sqaroi se kishte shkuar në Holandë me nipin dhe jo më vëllanë tjetër, Besnik, pasi ky i fundit kishte probleme në këtë vend. “Vëllai im Durim Sulku njihej edhe me emrin Ilirjan Suklu. Këtë e mësova nga policia holandeze, kur shkova në këtë vend për të marrë trupin e vëllait tim të vrarë. Kam shkuar atje më 6 prill 2015.

Vëllai im jetonte në Roterdam dhe unë kisha 5 vjet nga takimi i fundit me të. Kur u vra Durimi, vëllai tjetër, Besniku, ishte në Shqipëri. Ngjarjen e mësuam prej tij. Nuk më ka dhënë detaje të tjera”, tha Alliu. E pyetur nga prokurori i çështjes nëse kishte dijeni për autorin e vrasjes së vëllezërve, dëshmitarja u përgjigj: “Vëllezërit e mi m’i ka vrarë Markelian Doçi. Derisa vranë Besnikun, nuk dija asgjë për ta, por tani e di që ai m’i ka vrarë”. Dëshmitarja tregoi se vrasjen e vëllait tjetër në bulevard e kishte mësuar nga lajmet në TV.

“Ditën kur u vra Besniku, ne në shtëpi ishin duke bërë përgatitjet për ceremoninë e të dyzetave të vëllait të vrarë në Holandë”. Fllanxa rrëfeu edhe në lidhje me marrëdhënien e familjarëve të saj me shtetasin italian të pandehur në proces, Salvatore Leticia, i dyshuar si një “killer” i një prej klaneve të organizatës mafioze “Kamorra” në Itali. “Salvatore Leticia është mik i familjes. Ne e kemi njohur atë nga vëllai im, Besniku. Ishin bërë vëllezër me njëri­tjetrin. Leticia ka ardhur disa herë në shtëpinë ku jetonin vëllezërit e mi. Ai ka qenë prezent edhe në varrimin e vëllait tim të vrarë në Holandë”, tha dëshmitarja.

Etiketa: besnik sulkufllanxa alliumarkelian dociVrasja

Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Kukësi kampion, ultrasit e partizanit parulla në dyert e FSHF

Kukësi kampion, ultrasit e partizanit parulla në dyert e FSHF

Kujdes, këto 4 ushqime do t’ju afrojnë plakjen 

Kujdes, këto 4 ushqime do t'ju afrojnë plakjen 

Mbaruan ditët e ngrohta me diell, nga nesër ulen sërish temperaturat

Parashikimi i motit, e diel 21 Maj

TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com