Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja mafioze në Shkodër, Salianji: Qyteti po komandohet nga banda e lidhur me qeverinë Rama

2018/09/01 at 8:05 PM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja mafioze në Shkodër, Salianji: Qyteti po komandohet nga banda e lidhur me qeverinë Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka denoncuar edhe njëherë nga Seli Blu lidhjet e qeverisë Rama me krimin.


Salianji tha se vrasja e sotme e biznesmenit në Shkodër është dëshmi se Shkodra ndodhet nën terrorin e krimit dhe bandave me mbështetje qeveritare. Salianji u shpreh se për sa kohë kryeministri Edi Rama është i lidhur me krimin, jeta e shkodranëve dhe e qytetarëve do të jetë nën mëshirën e bandave.

“Banda e lidhur me qeverinë dhe me Edi Ramën, që njihen në Shkodër si banda e Bajrajve, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës, qytetarët e të cilit janë të terrorizuar, sepse, nën mbrojtjen e qeverisë, Bajrët bëjnë ligjin! Ata janë të paprekshëm dhe janë ata që vendosin për jetën dhe biznesin e shkodranëve”- tha deputeti i PD.

Deklarata e plote:

Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj edhe sot refuzuan të përballen me realitetin e përkeqësuar të sigurisë, duke fshehur situatën e rëndë kriminale në qytetet më të mëdha të vendit.

Në Fier, Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër krimi sundon bashkë me qeverinë qëndrore dhe lokale të Edi Ramës, çka e provoi sot vrasja tjetër mafioze dhe e pazbuluar në Shkodër.

Vrasja e sotme është në serinë e vrasjeve dhe rrëmbimeve të ditëve të fundit në zonën e Shkodrës, ku në pak muaj ka patur 6 viktima, dy të zhdukur dhe 3 automjete të djegur. Familjarët dinë çdo motiv të krimeve që po kryhen nga bandat, edhe policia i di, edhe qytetarët e frikësuar flasin nën zë për autorët, por policia nuk ndërhyn për të gjetur autorët, sepse është ulur në prehrin e bandave me mbështetje politike.

Dy ditë më parë paralajmëruam që situata kriminale në qytetin e Shkodrës do të përkeqësohet akoma më shumë, sepse krimi dhe bandat e lidhura me qeverinë janë më të forta se ligji. Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është arsyeja pse më Shkodër rregjistrohet sot viktima e pestë në pak muaj dhe policia nuk gjen autorët që i njohin të gjithë.

Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është arsyeja pse policia hesht prej 10 ditësh për rrëmbimin dhe zhdukjen e dy kushërinjve që, siç thuhet në Shkodër, janë ekzektuar nga bandat që mbështesin dhe mbledhin vota për Edi Ramën në Shkodër.

Banda e lidhur me qeverinë dhe me Edi Ramën, që njihen në Shkodër si banda e Bajrajve, ka totalisht nën kontroll qytetin e Shkodrës, qytetarët e të cilit janë të terrorizuar, sepse, nën mbrojtjen e qeverisë, Bajrët bëjnë ligjin! Ata janë të paprekshëm dhe janë ata që vendosin për jetën dhe biznesin e shkodranëve.

Kryeministri dhe ministri i brendshëm kanë marrë mesazhe nga qytetarë të Shkodrës që denoncojnë dhe dëshmojnë për krimet e bandës së Bajrëve, por askush nuk përgjigjet! Mesazhet e qytetarëve përfundojnë në celularët e të paprekshmëve dhe bandave të qeverisë. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri dhe kryeministër të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar, por qytetarët duhet ta dinë se përsa kohë do të kemi një kryeministër të lidhur me krimin, jeta e tyre, familja, biznesi i tyre do të jenë në mëshirën e bandave.

Shqiptarët meritojnë një qeveri që lufton me zero tolerancë krimin e organizuar!

Partia Demokratike garanton qytetarët se që ditën e parë në pushtet do të nisë shtypjen dhe çmontimin e krimit të organizuar, ne do të realizojmë shkëputjen e politikës nga krimi dhe do të çojme prapa hekurave të burgut këdo që cënon sigurinë e qytetarëve shqiptarë.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: ervin salianjishkodra


Ju sugjerojmë

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Kryesore

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

19 Shtator, 2025 2:27 pm
Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD
Politikë

Hodhën Kushtetutën dhe bidonë drejt Ramës, përjashtohen dy deputetë të PD

19 Shtator, 2025 11:19 am
Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt
Kryesore

Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt

18 Shtator, 2025 5:21 pm
PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës
Kryesore

PD kërkon shkarkim të Peleshit dhe përsëritje të seancës

18 Shtator, 2025 2:09 pm
Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin
Kryesore

Berisha mbledh grupin e PD: Rama ekzekutoi parlamentarizmin

18 Shtator, 2025 11:44 am
Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta
Kryesore

Votohet mes tensioneve programi i qeverisë, seanca zgjati 25 minuta

18 Shtator, 2025 10:42 am
Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
Kryesore

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës

18 Shtator, 2025 8:17 am
Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE
Kryesore

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

17 Shtator, 2025 4:08 pm
Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament
Kryesore

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament

17 Shtator, 2025 12:00 pm
Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura
Kryesore

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura

16 Shtator, 2025 8:46 pm
Para
Foto në brendësi/ Sot një yll, por si dukej Marina Vjollca në fillimet e saj si prezantuese

Foto në brendësi/ Sot një yll, por si dukej Marina Vjollca në fillimet e saj si prezantuese

Ndodh edhe në Gjermani, ndeshja anullohet për një sherr refugjatësh

Ndodh edhe në Gjermani, ndeshja anullohet për një sherr refugjatësh

Vajza e McCain thumbon Trumpin në ceremoninë mortore, çfarë tha ajo për Presidentin

Vajza e McCain thumbon Trumpin në ceremoninë mortore, çfarë tha ajo për Presidentin
















TE FUNDIT

Ilir Meta mbetet në burg

Ilir Meta mbetet në burg
19 Shtator, 2025

Ish-Presidenti Ilir Meta do të mbetet në qeli. Gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë...

Lexo më shumë

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
19 Shtator, 2025

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i ka kërkuar Këshillit Bashkiak që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të...

Lexo më shumë

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
19 Shtator, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është shprehur se vendosjen e tritolit pranë banesës së tij e shikon si një...

Lexo më shumë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
19 Shtator, 2025

Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Ish-gjyqtarja Fetahu prej nëntorit të vitit të shkuar qëndronte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com