Policia ka mundur të identifikojë autorin e masakrës në Dajç të Shkodrës ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 4 të plagosur.
Autori i ngjarjes është Miklovan Parubi, i cili hapi zjarr në lokalin ku ndodheshin 6 personat.
Ndërkohë, dy viktimat janë Arjet Isufi dhe Gacalil Kopshti.
FNSH dhe Policia e Shkodrës është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë që dyshohet se shkak i ngjarjes së rënë është konflikti për motive banale.