Është zbardhur identiteti i personit të vrarë në ngjarjen e ndodhur në mbrëmje në aksin Lushnjë-Fier pranë fshatit Mbrostar. Si edhe identiteti i personave të plagosur. Personi i vrarë është Denis Kasa 44 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Elton Margariti dhe Klement Kastrati. Sipas policisë dinamika e ngjarjes është e paqartë pasi në vendngjarje janë raportuar dy makina të djegura, ndërsa thuhet se një e tretë është gjetur në autostradën Lushnjë-Fier.