Aktualitet

Vrasja e Xhuvanit/ Paplekaj akuzohet për vrasje, 2 zv.drejtorët e policisë për…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:59 - 25/07/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për ngjarjen e rëndë që ndodhi vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, i cili ishte shoqëruesi i Gazmend Bardhit.

Ndërkohë mësohet se Paplekaj akuzohet për vrasje, ndërsa dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Palla, Albert Nushi dhe 6 policët e forcave ‘Shqiponja’ për shpërdorim detyre.

Ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes ndërsa për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre.

Prokurorët e çështjes Ritvan Suka dhe Platin Alicka kanë pushuar akuzat për armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje të punonjësve të policisë, vjedhje me dhunë dhe heqje e paligjshme e lirisë për Arbër Paplekaj si dhe pushojnë akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë për të gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj.

Dy zvendës/drejtorët Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë qenë të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, në lagjen “5 Maji”, pas njoftimit të bërë nga Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan.

Zyrtarët e policisë po qëndronin në trotuar, duke biseduar me Hoxhën, teksa ky i fundit iu tha se bashkë me kolegët e tij, kishin bllokuar një automjet pa targa, pasi kishin dyshime se drejtuesi i saj, i identifikuar si Mehmet Greca, po blinte vota në favor të Partisë Socialiste. Policia nuk ndërhyri ne kohë, duke lejuar që në ndihmë të Mehmet Grecës të vinte Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri Gentian Sharra, Elton Bodinaku, Luan Tabaku, Mario Cela, Marsel Rroka, etj, të cilët lëviznin me 3 automjete. Palët u konfliktuan mes tyre dhe pati shkëmbim zjarri, ku për pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën 4 të tjerë, mes të cilëve dhe një punonjëse policie.

Pas