Kronikë

Vrasja e Xhuvanit/Gjykata konfirmon masën për 2 ish-zv.drejtorët e Policisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:57 - 30/06/22 |
Opi Nion

Gjykata e Elbasanit ka konfirmuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për dy ish-zëvendës drejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla.

Ndaj dy ish-zv.drejtuesve të lartë të Policisë së Elbasanit janë ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe dëshmisë së rreme, në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Gjithashtu gjykata ka vendosur masën e pezullimit nga detyra edhe të gjashtë efektivëve të tjerë të forcës së posaçme “Shqiponja”, të cilët gjithashtu kanë qenë të pranishëm në vendngjarje.

Prokuroria e Elbasanit njoftoi pak ditë më parë se në përfundim të hetimeve, ka rezultuar se Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dy ish- zv.drejtor i Policisë së Elbasanit kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Një video filmike e ngjarjes së ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, është prova kryesore e prokurorisë në hetimin që çoi në “arrest shtëpie” dy zv.drejtorët e Policisë, Albert Nushi e Nikolin Palla.

Pas