Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Xhuljan Bullarit, nëna e autorit: Silleni ta vras me duart e mia!

2021/09/02 at 3:44 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Xhuljan Bullarit, nëna e autorit: Silleni ta vras me duart e mia!

Nëna e Bledar Selmanajt, i cili është në burg pasi akuzohet se është autori i vrasjes së Xhuljan Bullarit, ka deklaruar ditën e sotme se i biri është një person problematik dhe se i ka sjellë gjithmonë probleme familjes.

Ndryshe nga rastet e tjera, kur nënat mbrojnë fëmijët e tyre, ajo ka deklaruar se nëse i biri është fajtor, duhet të marrë dënimin e merituar, madje shkon deri aty sa thotë se do të jetë vetë ajo që mund ta vrasë me duart e saj.

“Djali im ka dalë më 5 gusht nga burgu. Neve i kishim të shkëputura lidhjet me të këtu e 12 vjet, i kishim bërë dalje, se gjithmonë shqetësime na ka sjellë. Ka dalë në shtëpi më vete, kishte një dhomë. Vetëm unë si nëna e tij flisja me të, më kërkoi një telefon dhe ja dhashë që të kisha kontakt me të. E merrja dhe e pyesja ku ishte, më thoshte që ka dalë deri te xhamia ose në Lungomare dhe do kthehej. Ditën e krimit, unë e kam parë deri nga ora 12, e kam parë që ishte te shtëpia e tij, sepse unë jetoj larg, jo në shtëpi me të. E kam parë prapë, ka qenë ora 21:00, ose 21:15, pastaj kam marrë fëmijët dhe i kam çuar në gjumë.

Të dielën ka ardhur policia, kur shkova, nuk e gjeta djalin në shtëpi. Vajta me vrap te shtëpia e tij dhe pashë policët që nxorën një armë nga dheu. Ju luta policëve për një deklaratë dhe ju thashë se po u vërtetua që djali im e ka vrarë atë, unë do ta vras me duart e mia. I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme mos ta mbajnë në burg atë djalë, por ta çojnë në mes të Tiranës dhe t’i japin plumbin. Përndryshe vij dhe unë, nëna e tij, dhe e vras vetë me duart e mia. Të ma bien edhe sot, unë e vras vetë, nëse ka pasur dorë në krim”, është shprehur mes të tjerash nëna e autorit të krimit për News 24.

Xhuljan Bullari u vra me plumb në kokë në Babicë të Vlorës, ndërsa me të dyshuarin Bledar Selmanaj kishte patur miqësi të ngushtë në burg.

Të shtunën e 21 gushtit të dy shokët u takuan pranë Policisë së Tiranës. Me “Fiat Punto”, siç policia ka zbuluar përmes kamerave të sigurisë, ata udhëtuan së bashku drejt Vlorë, ku pas një debati për paratë e drogës Bledar Selmanaj qëlloi shokun e tij me dy plumba duke e lënë të vdekur në vend. Policia gjeti të groposur armën e krimit në oborrin e banesës së Selmanaj në lagjen “15 Tetori” në Vlorë./Opinion.al

Etiketa: nenavrasjeXhuljan Bullari

Ju sugjerojmë

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
-U tha në Opinion

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

23 Tetor, 2025 9:30 pm
Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
Bota

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

23 Tetor, 2025 8:21 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

23 Tetor, 2025 7:30 pm
Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti
Kryesore

Raporti i ODIHR, Celibashi: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda një viti

23 Tetor, 2025 6:26 pm
A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?
Bota

A do të funksionojnë sanksionet e Trump kundër Rusisë së Putinit?

23 Tetor, 2025 6:16 pm
Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë
Politikë

Ish-kryetarja e PD në Sarandë merr detyrën si nënkryetare e bashkisë

23 Tetor, 2025 5:52 pm
Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse
Bota

Kompanitë shtetërore të Kinës ndërpresin blerjen e naftës ruse

23 Tetor, 2025 5:07 pm
Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona
Kronikë

Përdhunohet 15-vjeçarja në Korçë, të përfshirë disa persona

23 Tetor, 2025 5:06 pm
Para
Nga Ditmir Bushati tek Pandeli Majko…6 anëtarët burra të Kryesisë së PS

Nga Ditmir Bushati tek Pandeli Majko...6 anëtarët burra të Kryesisë së PS

Luana feston sot 30-vjetorin, Marina i bën urimin më të veçantë

Luana feston sot 30-vjetorin, Marina i bën urimin më të veçantë

Vaksinimi përgjysmon periudhën e infektimit me COVID-19

Vaksinimi përgjysmon periudhën e infektimit me COVID-19

TE FUNDIT

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
23 Tetor, 2025

Frika për mundësinë e përgjimit të çdo personi në Shqipëri dhe krijimin e një profili për çdokënd që do jepte...

Lexo më shumë

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
23 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Saimir Korreshi deklaron se ka informacion se një pajisje ka arritur të përgjojë tas-forcën e formuar nga...

Lexo më shumë

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
23 Tetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për zhdukjen misterioze të një prej emrave më të përfolur në botën...

Lexo më shumë

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
23 Tetor, 2025

Lituania, anëtare e NATO-s, ka thënë se dy avionë ushtarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën e saj ajrore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com