Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Vlorës/ Dyshohet se viktima ka lidhje me serialin e vrasjeve të Gazmend Collakut

2017/08/01 at 9:30 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Vlorës/ Dyshohet se viktima ka lidhje me serialin e vrasjeve të Gazmend Collakut

Hakmarrja dhe larja e hesapeve janë dy pistat ku Policia e Vlorës po heton vrasjen e Marjen Xhaferaj, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e së dielës në një lokal pranë Lungomares, shkruan “Panorama”.


 Policia e Vlorës ka ngritur dyshimet se ekzekutimi i 37- vjeçarit me precedentë të më- parshëm penalë vjen në vazhdën e tre vrasjeve të ndodhura në Durrës, ku një prej viktimave ishte nipi i tij, Endri Çaushaj.

Kjo është pista kryesore ku është përqendruar Policia, por ka dyshime të forta se ai mund të jetë ekzekutuar edhe për pazare droge, duke u bazuar tek e shkuara kriminale e 37-vjeçarit vlonjat.

Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se Xhaferaj, i cili njihej në Vlorë me emrin “Reni”, ka qenë objektivi i atentatit të ndodhur më 20 dhjetor 2015 në qytetin e Durrësit ku mbeti i vrarë nipi i tij (djali i motrës) Endri Çaushaj dhe Ervin Kodra.

Sipas të njëjtave burime, në këtë ngjarje 37- vjeçari ka qenë dëshmitar okular dhe ka pasur dyshime se objektiv ka qenë pikërisht ai.

Siç mësohet, Marjen Xhaferaj kishte fajësuar për këtë ngjarje Gazmend Çollakun, i cili u rrëmbye, dhunua dhe ekzekutua në veri të qytetit të Durrësit pak kohë pas vrasjes së Endri Çaushajt dhe durrsakut Ervin Kodra.

Vrasja e dy të rinjve ndodhi në hyrje të Portit të Durrësit, pranë “Torrës Veneciane”, në momentin që ata ishin ndarë nga shokët e tyre teksa qëndronin në një lokal, ku ndodhej Marjen Xhaferaj.

Edhe pse viktima e djeshme në Vlorë është me precedent kriminal, sipas Policisë, fakti i vetëm që e lidh këtë ngjarje është pikërisht vrasja e 20 dhjetorit të vitit 2015 në afërsi të ish-Vollgës.

Asokohe u fol shumë në lidhje me atë ngjarje dhe vetëm dy javë më vonë ndodhi rrëmbimi, masakrimi dhe vrasja e Gaz Çollakut, krim që në fakt u lidh gjithnjë me vrasjen e dy djemve, Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj.

Megjithë hetimet intensive, për vrasjen e dy të rinjve, Policia nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa për rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut është arrestuar Denis Shtraza, pavarësisht se ky i fundit refuzon kategorikisht se nuk ka lidhje me rrëmbimin e ish-shokut të tij.

Në këto kushte, Policia e Vlorës krahas hetimeve të përgjithshme është përqendruar pikërisht te kjo ngjarje për të zbardhur vrasjen e 37-vjeçarit Xhaferaj, me mbiemër të ndryshuar (Omeri mbiemri real i tij).

Policia dhe Prokuroria kanë hapur dosjet e vjetra të Vlorës për të mësuar se ku mund të ketë qenë i përfshirë viktima e po ashtu bëhet me dije se në fokus është edhe çështja e vrasjes së nipit të tij në Durrës.

 

Etiketa: Gazmend CollakuMarjen Xhaferraj


Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

“Lufta” e Trump me Universitetet/ Pedagogët e studentët: Pavarësi nga politika

1 Qershor, 2025 10:32 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Tentoi të kalonte emigrantë drejt Greqisë, pranga 31-vjeçarit të huaj në Sarandë

1 Qershor, 2025 10:24 am
Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?
Rajoni

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

1 Qershor, 2025 10:09 am
Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, si lindi historia e 1 Qershorit
Aktualitet

Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, si lindi historia e 1 Qershorit

1 Qershor, 2025 9:51 am
Sot 1 Qershori, Rama: Gëzuar ditën e fëmijëve
Aktualitet

Sot 1 Qershori, Rama: Gëzuar ditën e fëmijëve

1 Qershor, 2025 9:42 am
Video/PSG solli trofeun në shtëpi!‘Arenë lufte’ në Paris, në pranga 294 persona
Bota

Video/ PSG solli trofeun në shtëpi! ‘Arenë lufte’ në Paris, në pranga 294 persona

1 Qershor, 2025 9:38 am
Foto/ Detaje nga ekzekutimi i 57 vjeçarit në Lezhë. Ja pista e dyshuar për vrasjen
Aktualitet

Foto/ Detaje nga ekzekutimi i 57 vjeçarit në Lezhë. Ja pista e dyshuar për vrasjen

1 Qershor, 2025 9:00 am
Tronditet Lezha, një 57 vjeçar ekzekutohet në oborrin e shtëpisë së tij
Aktualitet

Tronditet Lezha, një 57 vjeçar ekzekutohet në oborrin e shtëpisë së tij

1 Qershor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 1 qershor 2025

1 Qershor, 2025 8:25 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 1 qershor 2025

1 Qershor, 2025 8:11 am
Para
Transgjinori lind fëmijë, jemi përpjekur shumë me partnerin

Transgjinori lind fëmijë, jemi përpjekur shumë me partnerin

Video-Liga e Kampionëve/ Ansi Agolli merr hak, eleminon Sherifin që mundi Kukësin

Video-Liga e Kampionëve/ Ansi Agolli merr hak, eleminon Sherifin që mundi Kukësin

E fundit/ Policia qëllon në ajër, makina çan postobllokun

E fundit/ Policia qëllon në ajër, makina çan postobllokun
















TE FUNDIT

“Lufta” e Trump me Universitetet/ Pedagogët e studentët: Pavarësi nga politika

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
1 Qershor, 2025

Lufta mes universiteteve më elitare ameikane dhe administratës së Trump tanimë duket se po thellohet gjithnjë e më shumë. Administrata...

Lexo më shumë

Tentoi të kalonte emigrantë drejt Greqisë, pranga 31-vjeçarit të huaj në Sarandë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
1 Qershor, 2025

Policia Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me FRONTEX, vunë në pranga një 31-vjeçar të huaj që po shoqëronte një...

Lexo më shumë

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?
1 Qershor, 2025

Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza...

Lexo më shumë

Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, si lindi historia e 1 Qershorit

Sot Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, si lindi historia e 1 Qershorit
1 Qershor, 2025

Vende nga e gjithë bota festojnë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve një ditë e veçantë që i kushtohet më të vegjëlve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com