Kronikë

Vrasja e vëllezërve, kush është “truri” i ekzekutimeve


               Publikuar në : 09:30 - 26/04/19 |
geliano fataj

I dyshuari kryesor si “truri” ekzekutimit të vëllezërve Bilali është Ibrahim Lici. 26-vjeçari nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Në vitin 2017, ai u arrestua në një operacion të bujshëm, si pjesë e një bande që vendosnin gjoba ndaj tregtarëve në Shkodër.

 

Por pak muaj më vonë, Ibrahim Lici i dyshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si njëri nga krerët e kësaj bande gjobëvënësish u lirua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda.

Të arrestuarit gjatë vitit 2017
Të arrestuarit gjatë vitit 2017

 

 

Në një deklaratë noteriale në atë kohë tregtarët shprehen se grupi i Ibrahim e Muhamet Licit ishin të kontaktuar për të ruajtur tregun, duke qenë se ata ofronin shërbim më të lirë krahasuar me policinë private. Për ekzekutimin e 30 marsit të Astrit dhe Brahim Bilalit policia ka vënë në pranga dy persona. Ata janë 29-vjeçari Arsen Stojku si dhe 23-vjeçari Myslim Rama.

Myslim Rama dhe Arsen Stojku
Myslim Rama dhe Arsen Stojku

 

Vëllezërit u qëlluan sapo dolën nga banesa. Pranë trupit të viktimës Astrit Bilali u gjet një pistoletë, me të cilën dyshohet se i ndjeri u kundërpërgjigj me zjarr ndaj atentatorëve.

Sipas policisë, makina tip “Benz” që përdorën ekzekutorët ishte shpallur e vjedhur që nga viti 2018 dhe ishte me targa false. Në automjetin e djegur u gjet edhe arma automatike me të cilën u krye vrasja. Astrit Bilali ishte babai i ish-boksierit Asmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit kriminal Bajri në Shkodër./ Opinion.al

LEXO EDHE- Zbardhet vrasja e vëllezërve Bilali

Pas