Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e vëllezërve Haxhia/Erion Alibej: Viktori u vra kot, ja cilët kishim objektiv

2025/06/10 at 12:03 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Vrasja e vëllezërve Haxhia/Erion Alibej: Viktori u vra kot, ja cilët kishim objektiv

Më 27 Prill 2020, Durrësi u trondit nga një vrasje e egër në mes të ditës, ku u ekzekutuan brenda makinës vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia.


Në lidhje me këtë vrasje, për disa kohë u akuzua si autor i shumëkërkuari Talo Çela, edhe pse ky i fundit nga arratia, në intervistën për emisionin Uniko nga Spartak Koka, e ka mohuar vazhdimisht duke thënë që ishte mik me ta.

Edhe familjarët e vëllezërve Haxhia, në intervistën që dhanë për emisionin Uniko, thanë se Talo Çela kishte qëndruar në shtëpinë e tyre dhe nuk ishte autor. Hetimet e mëvonshme provuan se Talo Çela nuk kishte gisht në këtë atentat. Sot, i penduari i drejtësisë Erion Alibej, ka rrëfyer në seancën e radhës gjyqësore në GJKKO, se krimi u krye nga Nuredin Dumani, rivali i Talo Çelës.

Sipas dëshmive të tij në gjyq, që po ndiqen nga gazetarja Glidona Daci, Erion Alibej ka thënë se shënjestër për t’u vrarë ka qenë Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia, jo Viktor Haxhia. Sipas tij, Altin Ndoci ishte në makinë me dy vëllezërit Haxhia por kishte zbritur pak minuta para atentatit.

Vrasësit, duke menduar që në makinë ishte Besmir Haxhia me Altin Ndocin, duke e ngatërruar këtë të fundit me Viktor Haxhinë. Edhe pas atentatit, tregon Alibej në gjykatë, tentuan sërish të vrisnin Altin Ndocin në varrimin e vëllezërve Haxhia, por ky i fundit nuk shkoi.

Për vrasje e vëllezërvë Haxhia, Klevis Alla është dënuar me 25 vite burgim, Besmir Xhixha me 6 vite dhe Enver Diva me 5 vite. Altin Ndoci, që ishte akuzuar për këtë ngjarje, mori pafajësia. Dhe siç rezulton nga dëshmitë e tanishme të Erion Alibejt, Ndoci ka qenë shënjestër për t’u vrarë bashkë me Besmir Haxhinë.

Dëshmia e Erion Alibejt në GJKKO:

Erion Alibej: Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë Euro, nga Hoxha janë blerë disa armë, varionin çmimet nga 500-1000 deri 3500 Euro. Nuk e di fiks se kontaktet me Hoxhën i kishte Sandër Baho. Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Por me Nuredinin isha në kontakt të vazhdueshëm, Henrik Hoxhën s’e njihja vetëm kam dëgjuar që kishte pseudonimin “kusho” edhe “nipi” që i drejtohej Klevis Allës.

Me Nuredinin flisja për Talo Çelën që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do u bënte i gjallë apo jo. Gjithashtu vijoja investigimin për Altin Ndocin, ky shkonte shpesh në Durrës tek vëllezërit Haxhia. Klevis Alla kishte parë një ditë Talon tek shtëpia e vëllezërve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva.

Nuredini është angazhuar me qen i përgatitur me “çunat e Fushë-Krujës”, por emrat e tyre s’i dija. Në Sky ECC me shkruan Plarent Dervishi, kam pas kontakt me të, ai kishte kodet “barcelona” dhe “gost”. Plarenti me tha “më bëhet qejfi që e ke gjet Talo Çelën”. Unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin. Kishim një makinë Toyota të vjedhur që e kisha blerë në Shijak, ja dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ja dhashë tek pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur e mori, më pas Nuredini kërkoi dhe 50 mijë Euro, ja çova me një mikun tim dhe i çova 150 mijë për të vijuar.

Këtë e bëra që dhe Nuredini të shikonte që unë kisha lekë dhe të kishte besim.

Për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kam dhënë Nuredinit 2 kallashë dhe 1 pistoletë mesa kujtoj, ç’a më kërkonte ja jepja. Armët ja dhashë bashkë me makinën, plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin.

Doli shpejt në televizor lajmi që e mora vesh, edhe ne lajme qe u gjet e braktisur Tojota, i thash Nuredinit pse shenja gjaku ne makine, me tha kemi gjujt me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmbë “kusho”. Pastaj u shoqërua “nipi” në polici dhe Nuredini më tha “më duket se ky po flet” dhe sa mora vesh e kishte marrë vesh nga komshinjtë, nga “Miri i Pojës” që Nuredini e kishte mik.

Viktor Haxhia ka qenë rastësisht aty, në makinë ka qenë dhe Altin Ndoci por ka zbritur rrugës, se ai ishte objektiv, ata nuk e kanë ditur që ishte Viktori në makinë, kanë menduar është Altin Ndoci. Diskutoja me Nuredinin për varrimin e vëllezërve Haxhia pasi mund ta ekzekutonin Altin Ndocin edhe ditën e varrimit, unë isha pro, por nuk u arrit pasi ai nuk shkoi në varrim.

Kam pasur dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit ke nevojë për disa veshje si të OFL-së ? Me tha po. Dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë, dhe ja kam dhënë Nuredinit, jelek dhe kambale, me mbishkrimin OFL, janë bërë në Kosovë veshjet, unë i mora në Kukës.

Pas vrasjes së vëllezërve mora vesh që Talo kishte qëndruar tek shtepia e Haxhiajve, kur mësova në televizor që Klevis Alla po nxirrte emra. Nuredini në këtë kohë u shkëput dhe bashkë me familjen e tij rrinte në Spille tek vjehrra, ai s’e dinte nëse po flitej për të, pasi i shkoi dhe policia në banesë por ai kishte ikur, flisja gjithë kohës me të në Sky ECC.

Makinën Toyota ja kam blerë Alban Qerosit, kështu i thërrasin, ky rri në Bruksel, ka qenë shok dhe ortak i Endritit në narkotrafik, makinat ishin në Shijak, kishte 2 makina madje, unë në Sky ECC kam pasur kodin “Lizz” dhe “Kumi”, kurse në Encro Chat e kam pas “Noku”.

Unë rrija në shtëpi, por vinin më takonin miq e shokë, kanë ardhur edhe policë, si Leonard Palushi, Arjan Spahiu ka qenë në dijeni të planeve tona dhe më ka ndihmuar nga ana monetare. Arjani fliste dhe me “Fat katnarin”, ky kishte informacion mbi personat që më goditën familjen.

Foton e Besmir Haxhisë e kam nxjerr nga sistemi TIMS, kisha investiguar për të se ai kishte marrë pjesë në 3 atentate ndaj familjarëve të mi, emrin e tij nuk e mbaj mend nëse ma ka thënë Nuredini apo e kisha mësuar me para. Mesa di, lekët për vrasjen i ka nda Nuredini, më tha që i ka dhënë nga 35 mijë Euro secilit.

Klevis Allën s’e kam takuar asnjëherë, në këtë periudhë Nuredini s’po e merrte vesh nëse ky kishte folur për atë apo jo. Pas vrasjes së vëllezërve Haxhia kam dalë nga shtëpia, kam shkuar në Prokurori më ka thirrur prokurori Ritvan Suka, më pyeti në lidhje më gjërat që i kisha vënë në dispozicion, edhe në prokurori shkova me motorr, si shpërndarës picash. Në atë kohë unë kisha për çështjen e Xhoni Rustas, avokat Demir Çiftjan, prokurorit i thashë prapë janë këta ekzekutorët, prokurori kërkoi prej meje informacion pasi kishte ndodh një plagosje në Elbasan, një Kei Piu. /tvklan.al



Ju sugjerojmë

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
Rajoni

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

15 Qershor, 2025 10:01 am
Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar
Aktualitet

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar

15 Qershor, 2025 9:49 am
Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër
Aktualitet

Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër

15 Qershor, 2025 9:39 am
Asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër, 4 të proceduar penalisht
Aktualitet

Asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër, 4 të proceduar penalisht

15 Qershor, 2025 9:27 am
Gjuetia ndaj kokave të Teheranit nga Izraeli, Khamenei gjithashtu në shënjestër
Bota

Gjuetia ndaj kokave të Teheranit nga Izraeli, Khamenei gjithashtu në shënjestër

15 Qershor, 2025 9:06 am
Sulmet iraniane ndaj Izraelit, raportohet për 10 të vdekur dhe 200 të plagosur
Bota

Sulmet iraniane ndaj Izraelit, raportohet për 10 të vdekur dhe 200 të plagosur

15 Qershor, 2025 8:40 am
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Trump: Nëse Irani sulmon SHBA,do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

15 Qershor, 2025 8:31 am
Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë
Bota

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael, Netanyahu zotohet për sulme shtesë

15 Qershor, 2025 8:22 am
Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035
Kryesore

Shqipëria rrezikon të bjerë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035

15 Qershor, 2025 8:16 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 15 qershor 2025

15 Qershor, 2025 8:10 am
Para
Letoni – Shqipëri/ Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme

Letoni – Shqipëri/ Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze

Kreu i ri i BKH, SPAK shpall listën e kandidatëve/ Në garë Gledis Nano dhe Haki Çako

Sylvinho “peshkon” vetëm Bajramin/ Mbrojtja pritet të formatohet

Sylvinho “peshkon” vetëm Bajramin/ Mbrojtja pritet të formatohet
















TE FUNDIT

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
15 Qershor, 2025

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga...

Lexo më shumë

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar
15 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur mbështetje ndaj Izraelit dhe SHBA pas sulmit ndaj Iranit, duke thënë se diktatura teokratike...

Lexo më shumë

Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër

Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër
15 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, pasi shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin...

Lexo më shumë

Asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër, 4 të proceduar penalisht

Asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër, 4 të proceduar penalisht
15 Qershor, 2025

Policia e Shkodrës ka lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa. Nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com