Kronikë

Vrasja e vëllezërve Bilali, Gjykata dënon me 7 vite burg Arsen Stojkun



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:13 - 26/10/22 |
Opi Nion

Gjykata e Shkodrës ka shpallur vendimin për Arsen Stojkun, një nga personat e arrestuar për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje e ndodhur më  30 Mars të 2019.

Togat e zeza në Shkodër gjatë shpalljes së vendimit kanë ndryshuar cilësimin ligjor të veprës penale nga vrasje në rrethana të cilësuara, në bashkëpunim, dhe e ka dënuar për akuzën e “përkrahjes së autorit të krimit”, duke e dënuar me vetëm 7 vite burg.

Gjatë procesit gjyqësorë prokuroria kishte kërkuar që Stojku të dënohet me 35 vite burg duke e akuzuar si bashkëpunëtor të Ibrahim Licit në këtë ngjarje.

Sipas dosjes hetimore, personi që qëlloi ndaj Brahimit dhe Astrit Bilalit duke i lënë të vdekur në vend është Arsen Stojku. Organi i akuzës ka dalë në këtë konkluzion nga një analizë ADN-je, të gjetur në një bidon ujë në makinën me të cilën autorët u larguan pasi ekzekutuan dy vëllezërit.

Ndërkohë si organizator i ngjares dyshohet Ibrahim Lici, i cili dyshohet se fshihet në shtetin Turk. Duke qenë se të dyshuarit e tjerë nuk janë arrestuar çështja ndaj tyre është e pezulluar.

Vëllezërit Bilali u vranë në rrugicën e lagjes së tyre ne Kiras ndërsa ishin duke shkuar tek motra. Ndaj tyre u qëllua me bresheri automaktiku sapo kishin hypur në automjet.

Shkak i krimit dyhohet të kenë qenë përplasjet mes grupeve kriminale në Shkodër. Familjarët kanë dorëzuar ankim në Apelin e Shkodrës kundër vendimit të dhënë në shkallën e parë.

Pas