Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e të riut shqiptar, babai: Telefonova për të uruar mbesën, mësova se më kishin vrarë djalin

2018/08/04 at 5:18 PM
në Bota, Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e të riut shqiptar, babai: Telefonova për të uruar mbesën, mësova se më kishin vrarë djalin

Telefonoi për të uruar ditëlindjen e mbesës, por mësoi lajmin e hidhur se i kishin vrarë djalin e vogël.

Lekë Picaku, babai i 24- vjeçarit të vrarë në Itali Viktorian Picaku, është ende i shokuar nga ngjarja e rëndë që i mori jetën të birit. Ai bën apel për ndërhyrje nga strukturat e shtetit për të sjellë trupin e tij, pasi ata nuk kanë mundësi financiare. Familja Picaku me origjinë nga fshati Perlat në Mirditë janë vendosur në zonën e ish-Kënetës në Durrës prej 24 vitesh.

E ndërsa trupi i djalit të tyre ndodhet ende në Itali dhe ata s’janë të qartë se kur do të mund t’i japin lamtumirën e fundit, familja Picaku ka hapur dyert e mortit. “Sikur ta kisha parandjerë. Unë telefonova djalin e madh vetëm pak momente pasi ndodhi krimi. Ai kishte ditëlindjen e vajzës dhe doja ta uroja. Por nuk e mendova kurrë se do të merrja lajmin e kobshëm për vrasjen e djalit të vogël. Të dy djemtë kanë qenë bashkë kur ka ndodhur ngjarja. Djali ishte i tronditur shumë, por ma tha se kanë vrarë Viktorin”, tregon mes lotëve Lekë Picaku.

Z, Lekë, si e mësuat lajmin e rëndë të vrasjes së djalit tuaj?

Krejt rastësisht. Telefonova djalin e madh për t’i uruar ditëlindjen e vajzës, pra, mbesës sime dhe mësova se kisha humbur Viktorianin. Nuk dija asgjë. Biles nuk po kuptoja fare se çfarë kishte ndodhur. Mendova se ishte një shaka fillimisht mes djemve. Me pas më tha djali i madh se vranë Viktorianin.

Ju telefonuat pikërisht në momentin e ngjarjes?

Po. Zoti me shtyu dhe fiks në momentin e ngjarjes i kam rënë telefonit. U vra… e kanë vrarë… Viktoriani s’merr frymë më… më thoshte djali. E kuptova direkt që ishte vrasje apo therje.

Djali i madh ndodhej bashkë me Viktorianin kur ka ndodhur ngjarja?

Po, po, kanë qenë bashkë. Ndodheshin bashkë të dy vëllezërit dhe nusja e djalit të madh. Autorët, të cilët sipas djalit tjetër, ishin dy persona, e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Në momentin që ka tentuar i vëllai për t’i dhënë ndihmën e parë, autorët e kërcënuan dhe i kërkuan të mos afrohej pasi do të qëllonin edhe atë. Djali i madh ishte shtangur dhe ishte afruar pasi u larguan dy autorët. Siç po më thoshte, nuk ka pasur asnjë mundësi për të ndërhyrë pasi e kishin kërcënuar që të mos afrohej. Kur u afrua, ndërkohë që autorët ishin larguar, Viktoriani kishte ndërruar jetë. Pastaj kishte ardhur Policia dhe autoambulanca, por gjithçka kishte marrë rrugë pa kthim.

Keni informacion pse ka ndodhur ngjarja e rëndë? Nga biseda që keni bërë me djalin tjetër?

Me djalin e madh s’kuptohem dot se është shumë i mërzitur dhe i tronditur. Është i shokuar pasi ka qenë në vendin e ngjarjes dhe për më tepër nuk ka mundur ta ndihmojë të vëllanë. Por nga ato pak gjëra që më ka thënë, di që është grindur për një vajzë. Njëri prej autorëve po e keqtrajtonte pak ditë më parë dhe djali ka ndërhyrë për ta shpëtuar. Tri ditë më parë ai e vrau pas shpine

Prej sa kohësh ndodhej Viktoriani në Itali dhe çfarë pune bënte?

Prej dy vitesh. Shkoi se këtu ishte pa punë. Rrinte te vëllai i madh. Punonte në të zezë. Pa letra, pa asgjë. Veç në mëshirë të fatit, në mëshirë të Zotit.

Kur keni folur për herë të fundit me të?

Për herë të fundit kemi folur një natë para se ta vrisnin. Atë natë që e vranë, ishte ditëlindja e mbesës.

Po trupin e djalit, kur do ta sjellin? Keni një apel për ndihmë?

Kisha një kërkesë, kush të ketë mundësi që ka pak dhimbje për fëmijën, të më ndihmojë të sjellim trupin e djalit. As kemi vrarë, as kemi prerë. Ministria e Brendshme, e Jashtme kush të ketë mundësi të na ndihmojë. Djalin e kanë vrarë, por po mbetet atje… Kam 30 vite me astmë. Kush të ketë mundësi të më ndihmojë të sjell trupin këtu.


Etiketa: babaibarimbesaViktorjan Picakuavrasje


Ju sugjerojmë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
Bota

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

6 Qershor, 2025 9:51 am
“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Atentati/ Punonte truprojë në kazino, shqiptari qëllohet me armë zjarri pranë banesës

Atentati/ Punonte truprojë në kazino, shqiptari qëllohet me armë zjarri pranë banesës

Ibrahimoviç bën centralistin, merr në telefon tifozin: Alo, për çfarë ke nevojë ?

Ibrahimoviç bën centralistin, merr në telefon tifozin: Alo, për çfarë ke nevojë ?

Morata rrëfen momentin e vështirë: Rrija i mbyllur në shtëpi, nuk doja të flisja me askënd

Morata rrëfen momentin e vështirë: Rrija i mbyllur në shtëpi, nuk doja të flisja me askënd
















TE FUNDIT

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
6 Qershor, 2025

Pas zhvillimit të vizitës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi...

Lexo më shumë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com