Kronikë

Vrasja e të riut në Vlorë, pistat kryesore ku po heton policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 25/05/20 |
Al Do

Natën e Fitër Bajramit në lagjen në zonën e njohur si “7 pallatet” në Vlorë, 26-vjeçari Kristian Breshanaj ra pre e një atentati nga persona ende të pa identifikuar.

Rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes policia gjeti një automjet BMË të djegur brenda së cilit gjendej edhe një kallashnikov i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Burime për Abc News bëjnë me dije se në atentatin ndaj 26 vjeçari Kristian Breshanaj, kanë marrë pjesë më shumë se dy persona. Policia bën me dije se djegia e makinës e bën akoma më të vështirë pistën e hetimit, pasi është një zonë në kryqëzim.

Raportohet se pista kryesore e hetimeve është jeta dhe aktiviteti i 26-vjeçarit në Belgjikë.

Deri më tani burime nga policia kanë bërë me dije se nga provat e mbledhura nga vendi i ngjarjes dyshohet se kanë qenë dy persona të cilët në momentin që është djegur automjeti, më pas janë larguar me një tjetër automjet të ndihmuar nga persona të tjerë.

Gjithahstu dyshohet se autorët i kanë vëzhguar për disa ditë radhazi lëvizjet e të riut. Identifikimi i tyre, thonë burimet, është shumë i vështirë, pasi në zonë janë të pakta kamerat e sigurisë dhe zona është në errësirë totale, çka vështirëson në identifikimin e autorëve. Për të parë lëvizjet e autorëve, grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në disa subjekte private, që ndodhen në zonë.

Ndërkohë, edhe vendi ku është djegur automjeti duket se ka qenë mjaft i studiuar nga autorët, pasi bëhet fjalë për një zonë pa ndriçim dhe pranë nuk ka subjekte, ku mund të diktoheshin nga kamerat e sigurisë.

Ndërkohë në dëshmitë e familjarëve dhe të miqve të Kristian Breshanajt, rezulton se ato nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë ndodhur në Shqipëri përgjatë këtyre tre muajve që ai ishtë kthyer nga Belgjika. /Opinion.al

Pas