Është vetëdorëzouar në drejtorinë e policisë së Vlorës Skerdian Gabrani, i cili është një nga të dyshuarit e vrasjes së Taulant Gjikaj.
Kujtojmë se vrasja ka ndodhur në datë 3 Mars të këtij viti ne rrugën Trasnballkanike të qytetiti bregdetar.
Bëhet me dije se ka qenë avokati i tij i cili e shoqëroj në ambientet e policisë flet për klientin e tij.
Ndërkohë Hans Andi Jonusi është një nga të arrestuarit e parë. Ai është një ndër autorët e vrasjes, i cili u arrestua ditën kur ndodhi ekzekutimi i Tauland Beqirajt, është lënë në burg. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Tauland Gjikaj në Vlorë. Nga sa raportohet, ai ka pasur rolin e shoferit që ndihmoi 2 autorët e dyshuar, Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj të largoheshin./Opinion.al