Kronikë

Vrasja e Tauland Beqirajt, Gjykata vendos për Skerdian Grabanin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:28 - 22/05/21 |
Opi Nion

Gjykata e Vlorës vendosi sot masën e sigurisë burg pa afat për Skerdian Grabanin, i cili akuzohet se është përfshirë në vrasjen e Tauland Beqirajt.

Grabani u durëzua në policia pak ditë më parë. 36-vjeçari dyshohet se është bashkëpunëtori kryesor i Hansi alias Andi Jonuzajt i arrestuar më parë nga policia, si autor i dyshuar në këtë ngjarjen.

Tauland Beqiraj u vra në datë 3 mars në rrugën Transballkanike në afërsi të Gjykatës së Apelit në  Vlorë.

31-vjeçari që mbeti i vdekur nga plumbat ishte djali i një ish-punonjësi policie dhe njihej si person me rekorde kriminale. Mes tij dhe autorëve ka pasur një debat në distancë dyshohet për çështje borxhi./ Opinion.al

Pas