Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Suzanës trazon Gjermaninë

2018/06/09 at 3:30 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Suzanës trazon Gjermaninë

Vrasja e adoleshentes Susanna Maria Feldmann ka trazuar Gjermaninë.

Faktet: Pas vrasjes me paramendim në Wiesbaden të 14 vjeçares Suzana, i dyshuari kryesor, një azilkërkues nga Iraku u shpërngul në atdheun e tij dhe atje u arrit që të arrestohet.

Dhe në Gjermani, menjëherë zhvillohet hapur një konflikt, ku në skenë janë: mediat, institucionet, qeveria. Partitë e krahut të majtë dhe të krahut të djathtë. E përbashkët për to është se ato nuk gjejnë më gjuhë të përbashkët për ngjarjen. Ose e formuluar ndryshe, në mënyrë më pesimiste: po bëhet gjithnjë e më e qartë se nuk kanë pasur kurrë një gjuhë të përbashkët.

Mediet:

Neve na kërkohet që të ndajmë emocionet nga faktet. Shkalla e kriminalitetit nuk është rritur ndër azilkërkuesit, krahasuar me njerëzit që jetojnë kaq gjatë në Gjermani. Po ata që vijnë janë më shumë të rinj, më tepër vijnë burra se gra dhe në këto grupmosha gatishmëria për dhunë është më e lartë. Edhe ndër gjermanët.

Por ne kemi gjithnjë e më pak sukses për t’i bindur njerëzit, kur paraqesim faktet pas një akti të tmerrshëm si ai i Wiesbadenit. Dhe në fakt, cilat janë këto, mediet? Gazeta bulevardeske me tirazh më të lartë e Gjermanisë në çështjen e refugjatëve ndjek një kurs të qartë, atë të emocioneve. Ja si zhvillohet gjithmonë tregimi: gjithnjë e më shumë refugjatët shkelin ligjet në Gjermani, dhe institucionet dhe politika vështrojnë mënjanë të painteresuara. Tituj të mëdhenj, shumë fotografi, ndjenja. Ne, mediet, të cilat e quajmë veten serioze, në raste të tilla reagojmë shumicën e herëve kështu: e dimë se me se do të përballemi, ngurrojmë, diskutojmë. Dhe shpesh arrijmë në përfundimin që të raportojmë vetë për veprën penale, me distancë kohore, objektivisht dhe në mënyrë të pëmbajtur. Por ne pranojmë në njëfarë mase logjikën e gazetës “Bild” sepse raportojmë për atë që ka ndodhur, në një kohë që nuk do ta bënim këtë kurrë për një akt në marrëdhënie midis gjermanëve. Ose do ta bënim rrallë. Ne marrim pjesë në pikturimin e tabllosë se janë refugjatët ata që bëjnë që Gjermania të bëhet e pasigurtë.

Institucionet

Edhe ato janë në fokus. Ato i akuzojnë për dështim. Irakeni që u arratis njihej prej kohësh nga policia, megjithatë ai mundi të largohej me gjithë familjen e tij. Në të njëjtën kohë në Gjermani po zhvillohet një debat i ashpër për defektet dhe skandalet në Zyrën Federale të Refugjatëve. E përbashkëta për të gjitha është: ka shumë pak personel, po përhapet një ndjesi e mbingarkesës së përgjithshme, tek policia, tek institucionet. Politika u përpoq që të reagonte si të thuash me mjetet që zotëronte që më parë, ndaj gjendjeve krejtësisht të reja, ndaj një milioni refugjatësh, në vend të 150.000 refugjatëve sa vinin më parë, ndaj shtimit të gatishmërisë për dhunë në popull. Kjo nuk mund të dilte me sukses në asnjë mënyrë, aq më pak tani. Njëherë e përgjithmonë: nevojiten më shumë vende pune, më shumë personel i specializuar, sa më shpejt që është e mundur, edhe nëse kushton më shumë.

Politika dhe shoqëria

Debatet që zhvillohen në Bundestag për temat e kriminalitetit dhe të refugjatëve dhe ajo që i lidh ato ose jo, u ngjajnë temave në shoqëri. Mesi dhe periferia e shoqërisë flasin për vete, jo me njëra-tjetrën. Për këtë kontribuon qeveria dhe para së gjithash në mënyrë vendimtare kancelarja: Angela Merkeli nuk i preferon deklaratat publike, fjalimet drejtuar popullit. Ajo më tepër moderon, bën negociata në prapavijë, pret. Por asnjëherë nuk do të ishte më e nevojshme se tani, që të përcaktohet kuadri, në të cilën duhet të veprojë shoqëria për temat e imigrimit, të refugjatëve dhe të azilit. Edhe sepse kancelarja preferon të heshtë, politika tradicionale vihet përpara nga AfD-ja, siç na vënë ne përpara mediet bulevardeske. Pas çdo akti të veçuar.

“There is no such thing as society”, një shoqëri nuk ekziston, kështu u shpreh një herë në mënyrë cinike ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher, politika tepër e ashpër ekonomike dhe sociale e së cilës e përçau vendin në vitet 1980. Është shumë e mundur që ajo për momentin nuk ekziston as në Gjermani. Por do t’ia vlente çdo përpjekje që të gjendet diçka si një gjuhë e përbashkët. Me gjithë vështirësitë dhe kundër çdo tendence të kohës. Dhe kjo do të ishte një gjuhë e së drejtës, e të dëgjuarit të njëri-tjetrit – dhe e fakteve.

/Jens Thurau, DW


Etiketa: debategjermaniSusanna Maria Feldmannvrasje


Ju sugjerojmë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit
Bota

Presidenti polak kërcënon Ukrainën dhe aleatët perëndimorë me mbylljen e aeroportit

10 Korrik, 2025 8:23 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Miraton vendimi, ja shoqëria që merr kontrollin e gjurmimit të kanabisit mjekësor

10 Korrik, 2025 8:05 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Gjykatësi në New Hampshire pezullon urdhrin e Trump për shtetësinë përmes lindjes

10 Korrik, 2025 7:51 pm
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
Bota

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

10 Korrik, 2025 7:42 pm
Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin
Kryesore

Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese

10 Korrik, 2025 6:59 pm
Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
Aktualitet

Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

10 Korrik, 2025 6:23 pm
Para
“Do na mungosh shumë kaçurelsja e bukur”, mesazh i ndjerë i nxënësve të “Qemal Stafës” për Xhuljeta Çunin

"Do na mungosh shumë kaçurelsja e bukur", mesazh i ndjerë i nxënësve të "Qemal Stafës" për Xhuljeta Çunin

Detaje rrënqethëse/ Xhuliana Cuni shkonte në provimin e maturës, e kishte denoncuar 4 herë vrasësin Xhafer Mata

Pamje nga kamerat e sigurisë/ Si tentoi Xhuljeta ti shpëtojë vrasësit që e ndiqte me vrap

Florian Marku: Si ky, mund 3 serbë

Florian Marku: Si ky, mund 3 serbë
















TE FUNDIT

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
10 Korrik, 2025

Pas gati dhjetë muajsh në qeli, ish-deputeti Ervin Salianji u rikthye në Tv Klan në një intervistë për emisionin “Opinion”....

Lexo më shumë

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, është hapur thirrja për 12 pozicione drejtuese në këtë bashki. Njoftimi i kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me kohën që kaloi në burg për rreth 9 muaj...

Lexo më shumë

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
10 Korrik, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' për një rrëfim lidhur me periudhën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com