Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vite burg të riun Axel Hoxhaj, i cili gjatë një konflikti fizik vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Stiven Toshkesi.
Fajtor për moskallëzim krimi është cilësuar nga gjykata edhe Ensi Maze, miku i Hoxhajt pjesëmarrës në konfliktin fatal, që siç rezultoi nga hetimi kishte nisur për ngacmimin e një vajze.
Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, ky konflikt edhe pse për motive të dobëta, kishte angazhuar dy grupet shoqërore të të pandehurit dhe viktimës, në gjetjen e informacioneve dhe vendndodhjes së njëri-tjetrit.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në Prill të 2023 në kryeqytet.
Me gjithë angazhimin e tyre, takimi në mesnatën e 18 Prillit të 2 viteve më parë, është konsideruar nga gjykata si rastësor.