Një person është shoqëruar në polici pas vrasjes së shqiptarit Edmond Mustafa në Tivar mëngjesin e sotëm.
Identiteti i të ndaluarit nuk bëhet ende i ditur dhe po hetohet nëse ka lidhje me kryerjen e kësaj vepre penale.
Policia rrethoi qytetin pas krimit. Dëshmitarët okularë që ndodheshin në restorantet në rrugën Marsala Tita thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.
Dëshmitarët thanë se autori është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë.