Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Shkëlzen Kastratit,identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 autorët

2021/02/19 at 10:55 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Shkëlzen Kastratit,identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 autorët

Janë identifikuar  dhe shpallur në kërkim 4 autorët e dyshuar të vrasjes në Fier, ku viktimë mbeti Shkëlzen Kastrati.


Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se janë shpallur në kërkim A. Z., 37 vjeç dhe E. T., 29 vjeç, E. Xh., 27 vjeç, S. alias R. C., 39 vjeç, teksa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjetet që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

Të identifikuarit u është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, gjithashtu akuzohen për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Fier, në koordinimin nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve.

Mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

• A. Z., 37 vjeç dhe E. T., 29 vjeç, të dy banues Fushë Krujë;

• E. Xh., 27 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë;

• S. alias R. C., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetaseve. Në përfundim të veprimeve është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë veprimeve hetimore, strukturat e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna për lokalizimin e tyre dhe po bashkëpunohet me homologët, pasi dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së.

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale./Opinion.al

Etiketa: autorshkelzen kastrativrasje


Ju sugjerojmë

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…
Bota

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…

27 Janar, 2026 8:42 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit 27 janar 2026

27 Janar, 2026 8:37 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 27 janar 2026

27 Janar, 2026 8:36 am
Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
-U tha në Opinion

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

26 Janar, 2026 11:51 pm
Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij
-U tha në Opinion

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

26 Janar, 2026 11:15 pm
Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës
-U tha në Opinion

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

26 Janar, 2026 10:47 pm
BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus
Bota

BE miraton ndalimin e importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 9:37 pm
Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë
Rajoni

Rutte: NATO pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë për sulmin në Banjskë

26 Janar, 2026 8:36 pm
Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris
Bota

Francë/ Ish-senatori që drogoi deputeten del para gjykatës në Paris

26 Janar, 2026 7:41 pm
Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
Para
EMRAT/ Kush janë autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit

EMRAT/ Kush janë autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit

Rama: Në fund të mandatit të tretë Vlora do të ketë ujë 24 orë

Rama: Në fund të mandatit të tretë Vlora do të ketë ujë 24 orë

Pandemia/ Meta: S’ka një plan të qartë, rrezikojmë katastrofën

Pandemia/ Meta: S'ka një plan të qartë, rrezikojmë katastrofën
















TE FUNDIT

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Lindjen e Mesme, Trump: Irani kërkon…
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani po kërkon një zgjidhje diplomatike për tensionet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit 27 janar 2026

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
27 Janar, 2026

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe...

Lexo më shumë

Horoskopi, 27 janar 2026

Horoskopi, 7 shtator 2023
27 Janar, 2026

Dashi – Ju nuk besoni t’i bëni gjërat me gjysmë zemre, dhe sigurisht që nuk besoni në mediokritet. Ju keni një...

Lexo më shumë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë
26 Janar, 2026

Për kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, drejtësia është një vijë e kuqe dhe me ata që flasin kundër saj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com