Aktualitet

“Frikë nga hasmëritë’’, Albert Zaja në Gjykatë: Më çoni në një burg tjetër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 24/03/21 |
Opi Nion

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 37-vjeçarin, Albert Zaja, i cili dyshohet se ka ekzekutuar më datën 1 shkurt Shkëlzen Kastratin në Fier.

Sipas news 24, Zaja në seancën e sotme nuk ka pranuar akuzën për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. 37-vjeçari ka thënë se ka prova që ka qenë me makinën e një shoku në Vlorë ditën që ndodhi ngjarja dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e tij.

Nga ana tjetër Zaja ka deklaruar se ka frikë nga hasmëritë prej kësaj çështje dhe ka kërkuar të shkojë në një burg që të jetë i sigurtë për jetën, dhe jo në atë të Fierit.

Albert Zaja është një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Sipas policisë janë 4 persona të dyshuar për këtë ngjarje kriminale ndërsa tre personat e tjerë janë shpallur në kërkim.

Albert Zaja, u arrestua të dielën në Fushë-Krujë, ndërkohë që kishte edhe pistoletë me vetë, e cila i është sekuestruar nga policia./Opinion.al

Pas