Kronikë

Vrasja e Santiago Malkos, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:29 - 14/06/22 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 25 vite burg të Bledi Tetës, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Edhe pse mohoi akuzat dhe tha se nuk kishte lidhje me krimin, Teta u zbulua nga tabulatet telefonike që ishin provë e fortë për deklarimin fajtor të tij.

Roli i Tetës në ekzekutimin e Malkos ishte të mbante nën vëzhgim ish-policin me qëllim që të gjendej një moment i përshtatshëm për ta qëlluar.

Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej më shumë se një viti në kërkim, më konkretisht Leonard Dukën;  Erlis Dukës, Ilir Selmanin, Oltian Logën,  Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën te cilët janë ndarë në gjykim nga Teta.

Ngjarja e rëndë në 27 gusht 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.,Santiago Malko ishte një ish-punonjës policie i larguar nga detyra pasi u arrestua pas një sherri për lojërat e fatit, por edhe një emër i njohur për autoritetet, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale.

Pas