Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Rashës/ Alibeaj: Po manipulohet ngjarja, të veproj Prokuroria

2020/12/08 at 5:20 PM
në Aktualitet, Flash, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Plani i Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet ka 5 drejtime kryesore

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj akuzon Policinë e Shtetit për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.


Në fjalën e tij ai shprehet se, forcat e policisë po tentojnë të manipulojnë provat e ngjarjes duke fshehur kështu të vërtetën e ekzekutimit, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit. Alibeaj akuzon Ramën që ka ndërtuar një polici e cila nuk lufton bandat dhe krimin por vret dhe gjobit qytetarët.

Sipas tij, asnjë skenar nuk mund të manipuloj provat e kësaj ngjarje, ndërkohë që Prokuroria duhet të kishte marrë masa për për të ndaluar manipulimin e ekzekutimit.

Klodian Rasha është viktima që u ekzekutua nga një efektiv i forcave “Shqiponja”. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë. Sipas të dhënave, efektivi e ka qëlluar me dy plumba të riun, pasi sipas tij, ai nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar dhe më pas  e ka kërcënuar. Ndërkaq në pranga ka rënë efektivi që ka kryer vrasjen.

Deklaratë e Enkelejd Alibeaj;

30 vjet më parë, si në këtë natë, të rinjtë u ngritën kundër një regjimi që i mbante të izoluar dhe të nënshtruar përmes represionit, dhunës, torturave, frikës, përmdjekjes, burgimit dhe vrasjeve pa gjyq. 30 vjet më pas, me Edi Ramën në krye të qeverisë, asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitetin e regjimit policor të drejtimit të shtetit.

Në Ditën e Rinisë, një 25 vjeçar u  ekzekutua me plumb në kokë nga regjimi, sepse nuk respektoi orën policore të karantinës. Një i ri që vrapon për t’i shpëtuar gjobës apo sjelljes brutale, që e kemi parë të gjithë në rastin e 15 vjeçarit gjatë karantinës së parë, nuk përbën asnjë rrezik për policinë.

Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën, janë njoftimet zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat krijojnë bindjen e tentativës për manipulimin dhe fshehjen e së vërtetës, me justifikime të denja për një bandë. Asnjë skenar i sigurimit të shtetit nuk mund të justifikojë ekzekutimin e të riut.

Prokuroria duhet të kishte marrë menjëherë masat për ndalimin e manipulimit të ngjarjes, zbardhjen e të vërtetës sa me shpejt dhe informimin e publikut për ketë ngjarje që ka shokuar të gjithë shoqëinë. Për këtë akt kriminal të pashembullt duhet drejtësi pa vonesë! Arrestimet sa për sy e faqe, për të mashtruar publikun e revoltuar, shërbejnë vetëm që regjimi i Edi Ramës të blejë kohë. Policia që vret një të ri në Ditën e Rinisë është modeli më i keq i Policisë së Shtetit. Sot vrasësi i të riut nuk është efektivi i policisë, por Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, me politikën e tyre qeveritare të armiqësimit të Policisë me qytetarët dhe bashkëpunimit të Policisë me bandat.

Është irrituese që, në 8 vite, Edi Rama ndërtoi modelin e Policisë që nuk lufton krimin, por burgos, gjobit dhe vret qytetarët e pambrojtur. Kjo është arsyeja përse Sandër Lleshaj vazhdon të jetë akoma Ministër i Brendshëm dhe nuk është shkarkuar nga Edi Rama! Është e paprecedentë që në 8 vite, në vend të komunikatave të përditshme sesa grupe kriminale ka zbuluar dhe arrestuar, Policia e Shtetit flet vetëm për sa gjoba u ka vendosur qytetarëve. Kjo nuk është arsye se përse ekziston Policia e Shtetit. Kjo është një politikë e gabuar, që e armiqëson Policinë me qytetarët. Prandaj, edhe Edi Rama e mbron Sandër Lleshajn, duke mos e shkarkuar!

Ky është modeli i shtetit policor, i ndërtuar nga Edi Rama. Ky është bërë një model i padurueshëm për qytetarët, që po thonë “mjaft më!

Duhet ndryshim”! Qytetarët meritojnë një qeveri që i trajton me respekt dhe dinjitet shtetasit e vet./ Opinion.al

Etiketa: alibeajekzekutimmanipulinprokurorirashareafim


Ju sugjerojmë

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare
Politikë

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare

5 Shkurt, 2026 10:44 am
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

BE: Sanksionet perëndimore po godasin fort ekonominë ruse

5 Shkurt, 2026 10:29 am
Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë
Aktualitet

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë

5 Shkurt, 2026 9:46 am
“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump
Bota

“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump

5 Shkurt, 2026 9:29 am
Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE
Bota

Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE

5 Shkurt, 2026 9:27 am
Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit
Kronikë

Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit

5 Shkurt, 2026 9:24 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

5 Shkurt, 2026 9:22 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

5 Shkurt, 2026 9:20 am
“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
Bota

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

4 Shkurt, 2026 10:38 pm
Para
Negociatat, Varhelyi: Keqardhje që nuk mund të ecim përpara me Shqipërinë

Negociatat, Varhelyi: Keqardhje që nuk mund të ecim përpara me Shqipërinë

Presidenti i Malit të Zi: Me Vuçiç nuk flas

Presidenti i Malit të Zi: Me Vuçiç nuk flas

COVID-19/ Greqia regjistron 102 viktima dhe 1382 të infektuar

COVID-19/ Greqia regjistron 102 viktima dhe 1382 të infektuar
















TE FUNDIT

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare
5 Shkurt, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë demokratë, morën pjesë në Konferencën e Sigurisë në Shtetet...

Lexo më shumë

BE: Sanksionet perëndimore po godasin fort ekonominë ruse

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
5 Shkurt, 2026

Sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë po kanë një “ndikim të ndjeshëm” në ekonominë ruse dhe mund ta çojnë...

Lexo më shumë

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë
5 Shkurt, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një vizitë në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, ku...

Lexo më shumë

“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump

“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump
5 Shkurt, 2026

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të tregohen “të kujdesshme”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com