Ditën e sotme Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Alekandër Përdodën, ndërsa ka shpallur të pafajshëm Agron Lushin për vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simonit.
Ngjarja e rënde ndodhi në muajin prill të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës.
Avokatët e të pandehurit kanë kundërshtuar vendimin, duke deklaruar se nuk ka asnjë provë që e implikojnë Përdodën me vrasjen e dyfishtë.