Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Ramazan Matajt, ngujohet familja Hasaj/ Babai i autorëve: Më ka rënë bombë në shtëpi

2025/01/15 at 3:11 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e Ramazan Matajt, ngujohet familja Hasaj/ Babai i autorëve: Më ka rënë bombë në shtëpi

Dy vëllezër janë arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt, ngjarje që ndodhi në Dragoç të Shkodrës në fillim të Janarit.


Një ngjarje e rëndë që tronditi komunitetin ku jetojnë dy familjet, si e autorëve dhe ajo e viktimës.

Pas rastit, në shtëpinë e familjes Hasaj shkoi kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit, Dedë Shullani. Ai mësoi për situatën nga babai i dy autorëve, Rustem Hasaj. Ky i fundit tregoi për gjendjen e tij të rënduar emocionale dhe ekonomike. Ai shprehet se që në momentin që ka marrë vesh ngjarjen ndodhet i ngujuar.

“Unë jam Rusem Hasaj nga fshati Dragoç. Babai i dy djemve që janë të arrestuar. Sot me këtë fatkeqësi që na kanë ndodhur dy palëve, unë e kam bërë dhe një deklaratë, kam kërkuar ndjesë fshatit, familjes, fisit. Sot kam nevojë për shtetin, kam nevojë për individin, se më ka lënë me 4 fëmijë, jam në gjendje ekonomike shumë të dobët. Prandaj ju falënderoj juve si gazetarë që keni ardhur.  Nuk kam asnjë lloj dijenie, por e ka çuar Zoti të ndodhë, rreziku im dhe i tij. Kjo më ka rënë bombë në shtëpinë time. Ka ardhur e papritur. Jam vetë i shtati, kam një grua të sëmurë. Kam nusen e djalit, kam 4 fëmijët e djalit që i kam sot në mbijetesë se nuk jam i zoti as me i fitu bukën, as me i marr ilaçet, as me i çuar në shkollë, se nuk kam asnjë të ardhur, as asistencë, as ndihmë prej shtetit. Unë jam në ngujim, ka mbas dy ditëve që e kam marrë vesh nëpërmjet mediave, nëpërmjet shtetit. Unë jam i ngujuar. Jam në gjendje të mjeruar nga ana e ekonomisë. Kurrkujt mos i raft kjo punë”, tregoi ai.

Hasaj rrëfeu se me babain e viktimës kanë qenë në një klasë për 8 vite dhe ngjarja e ka shokuar.

“E kam njohur, e kam pasur shoqëri, kam qenë 8 vjet në një klasë me të dhe s’kemi pasur mosmarrëveshje kurrë me të dhe as me fisin e tij. As me një në katun”, tha Rustem Hasaj.

Ndërkohë kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë, Dedë Shullani thotë se po punohet që të rifillojë komunikimi mes familjeve.

“Kjo është fatkeqësi, nuk e do kurrkush që t’i ndodhë ky problem. Ne si shoqatë pas një jave dolëm dhe komunikuam me familjen që i ka ndodhur problemi dhe fatkeqësia me qëllim që mes dy familjeve me kalimin e kohës dhe me qetësimin e gjendjes me ulur komunikimin e këto dy familjeve që ta rrisim një pikë qëllimi që t’i lemë familjet të jetojnë në paqe. Familja e tij ishte në një gjendje katastrofike, njerëz me probleme ekonomike, pa shtëpi, pa ekonomi. Sipas dijenisë së babait, thoshte nuk jam në dijeni për ngjarjen që më ka kryer fëmija. Ishte i përulur, ishte i mërzitur, edhe nuk e di çfarë të them, por një familje në gjendje shumë të lodhur ekonomike. Ne si misionarë deri në fund nuk do t’i ndajmë vizitat në këto familje derisa të gjejmë një rrugë komunikimi për të mirën e të dyja palëve”, tha ai.

Fenomeni i gjakmarrjes vijon të jetë shqetësues për të gjithë veriun e vendit.

“Është shqetësuese, por misionarët e pajtimit të Shqipërisë kanë bërë punë të mirë në disa drejtime për ndaljen e këtij fenomeni. Sa të jenë njerëzit këto fenomene ndodhin”, tha Shullani.

Ngjarja në fjalë ndodhi më 4 Janar. Ramazan Mataj u qëllua me armë në makinën e tij. Për ngjarjen janë arrestuar dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj.

Autorësinë e ka marrë përsipër Arjoni i cili ka rrëfyer se shkak për vrasjen është bërë një lidhje e vazhdueshme që 33-vjeçari kishte me motrën e tij. Kjo gjë sipas tij ishte bërë shkak për prishjen e dy martesave të saj.

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjerë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish-burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën”, ka deklaruar Hasaj./tvklan



Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE-ODIHR nxjerr raportin paraprak: 300 vëzhgues në zgjedhje

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE-ODIHR nxjerr raportin paraprak: 300 vëzhgues në zgjedhje

Vrasësit e 30-vjeçarit nga Vlora? Dyshimet e policisë mbi ekzekutimin e Kristian Markut

Vrasësit e 30-vjeçarit nga Vlora? Dyshimet e policisë mbi ekzekutimin e Kristian Markut

Spiropali takon Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Lindsay Hoyle: Bashkëpunim parlamentar, marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri

Spiropali takon Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Lindsay Hoyle: Bashkëpunim parlamentar, marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri
















TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com